‘Nikolla s’ka nevojë të sjellë gardist në parlament’ - Zyla Bardhit: Mos bëni sherr se mazhoranca ka nevojë për qetësi

‘Nikolla s’ka nevojë të sjellë gardist në parlament’ - Zyla Bardhit: Mos bëni sherr se mazhoranca ka nevojë për qetësi

23:05, 02/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Julian Zyla teksa po bisedonte për zhvillimet e mundshme që pritet të ndodhin mes grupeve parlamentare, u përfshi në një debat me Gazmend Bardhin ku të cilit i tha se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ishte ai i cili inicioi sherrin.

Në studion e Çim Peka Live në Syri Tv, Bardhi i kundërpërgjigjet duke i thënë se sherri u shkaktua nga josinqeriteti i kolegëve të tij mazhorant.

Gjithashtu ai tha se Lindita Nikolla theu rreguallat teksa solli një grup sigurimi në mbledhje. 

Bardhi: Është e drejta e opozitës të zgjedh ekipin që do ta përfaqesojë në reformën zgjedhore. Grupi Parlamentar i PS thotë ‘Jo, ekipin tuaj do e caktojmë ne’ dhe ne duhet të rrimë tani atje, ata tek karriket e veta ne tek karriket e tona, kur në fakt tek karriket tona janë ulur ato. Ata janë ulur edhe tek karrikja e vet edhe tek karrikja jonë .

Zyla: Vizualisht rezulton e kundërta zoti Bardhi, ju shkoni tek karriket e tyre.

Bardhi: Jo! Në mënyrë figurative dhe me veprime jeni ulur, me akte politike jeni ulur tek karriket toka, po vijmë e  në të ulemi tek karriket e juaja. Kaq është mesazhi politik, është protestë. As nuk kemi interes të knfliktojmë me njeri fizikisht. I bëj thirrje dhe kryetares së kuvendit se nuk ka nevojë të sellë sepse kishe mbuluar zyrën sot me gardist. Nuk ka njeri ndërmend të sulmojë askënd, e kam thënë dhe publikisht.

Zyla: Ndërkohë një degradim pati zoti Bardhi, një rast me akuza të ndërsjella mos gabojë

Bardhi:  Pati një konflikt padiskutim i ardhur nga mënyra sesi kolegët e grupit parlamentar të PS sillen. Kur janë jashtë asaj salle thonë ‘po, ju keni të drejtë, ju do të duhet ta caktoni, nuk e kuptojmë çfarë po ndodh’.

Zyla: E kuptoj, por po flasim për një situatë që do ishte mirë të ishte ashtu siç thoni ju që nuk ka njeri ndërmend, ndërkohë që realisht dhe për fat të keq një degradim qoftë edhe për momentin ka ndodhur. S’mund të flasim hipotetikisht kur diçka ka ndodhur konkretisht.

Bardhi: Mund të ndodhi e me ne tani në studio, por ne nuk kemi marrë gardist.

Zyla: Mos paragjyko punonjësit e sigurisht që përpiqen ta parandalojnë këtë gjë.

Bardhi: E kam me zonjën Nikolla, dua ta qetësoj që ska nevojë me marrë gardist.

Zyla: Sepse nuk do qëlloni më thoni ju?

Bardhi: S’kemi qëlluar kurrë askënd e as kemi ndërmend  sepse nuk e kemi protestën me të qëlluar as me sulm fizik e kemi me argument. Argumenti është ky dhe më thuaj nëse e kam gabim.

Zyla: Ja që ndodhi pra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco