‘U faturuan mbi 20 mijë raste pa analiza’/ KLSH për ‘Check-Up’: Koncesionari u pagua për shërbime të pakryera

‘U faturuan mbi 20 mijë raste pa analiza’/ KLSH për ‘Check-Up’: Koncesionari u pagua për shërbime të pakryera

22:47, 02/11/2023
A+ Aa A-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim  për zbatimin e kontratave PPP në shëndetësi për vitin 2022. Ky institucion ka zbuluar se koncesionari i “Check-up”, kompamia “3P Life Logistic”, është paguar nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor edhe për kontrolle që nuk janë kryer.

Rezulton se koncesionari është paguar duke llogaritur kontrollet e planifikuara dhe jo atë të realizuara. KLSH thotë së është faturuar shërbim i pakryer për 20,172 raste “Check-up”, me një kosto prej 37,2 milionë lekësh me TVSH. Në total për 2022 koncesionari i “Ccheck-Up” ka future ne xhep për 2022, 876 milionë lekë, rreth 8,5 milionë euro.

Por KLSH verën se pavarësisht shtimit të kontrolle mjekësore bazë në popullsi vitin që shkoi, numri i të sëmurëve kronikë është rritur me mbi 8600 persona.

Rritja e sëmundshmërisë ka shkaktuar shtim të kostove të rimbursimit të barnave në një vlerë prej rreth 1,2 miliardë lekësh, ose 11 milionë euro. Paralelisht janë afro 19 mijë shtrime më shumë në spitale dhe 123 mijë vizita më tepër krahasuar me një vit më parë. Kontrolli i lartë i shtetit kërkon të rishikohen kushtet e kontratës koncesionare si dhe si dhe të kryhen analiza mbi efektshmërinë e dhënies së këtij shërbimi.

Ndërkohë nga kontrolli i koncesionit të “Shërbimi laboratorik”, ka rezultuar dhënia e këtij shërbimi është i kufizuar për shkak të arritjes së tavaneve buxhetorë mujorë, dukë bërë që për shumë pacientë të mos kryen analizat. KLSH nënvizon se kufizimi i shërbimit të analizave mjekësore ka sjellë për drejtimin e pacientëve për marrjen e këtij shërbimi tek subjektet private, me kosto për qytetarët, si dhe përkeqësim të shëndetit nga moskryerja në kohë e analizave përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco