Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

VIDEO/ Murrizi: Të zbardhet marrëveshja e 17 majit Rama-Basha, këtu fillon pazari

19:02, 02/11/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, në SYRI TV ka folur për marrëveshjen Rama-Basha.

Gjatë bisedës në studio, Murrizi u shpreh se duhet të zbardhet marrëveshja e 17 majit, pasi këtu fillon pazari mes Bashës dhe Ramës.

‘Duhet zbardhur marrëveshja e 17 majit 2017, sepse aty ka filluar pazari mes të dyve, ose pak më para.

Tërheqja në formë revolte nga komisioni i reformës territoriale, binte erë e pistë. Unë kam qenë kryetar i PD-së së Lushnjes, dhe Bashkim Fino ndjesë pastë, më ka shkruar e më ka thënë; thuaj të vijë, sepse ne 110 nuk i japi, por rreth  96-97 bashki do ti bëjmë. Sikurse dhe ka braktisur shumë gjëra të tjera.

Ne flasim për këtë vetingun e famshëm, por në datën 17 qershor, i muaj pas 17 majit 2017, 8 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit, opozita ka votuar me 54 vota dhe 46 mazhoranca, pra 100 vota fiks, këta lëtyrat e veting.

Dhe kur dëgjoj sot, ata që kanë qenë dhe votuar, që thonë jo motra e Belindës, jo vëllai i Hasanit, i kanë votuar në bllok. Kjo ka qenë pjesë e pazarit të 17 majit. Është mbledhur kuvendi në seancë të jashtëzakonshme’, tha Myslim Murrizi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco