SKANDAL/ Berisha: Kanë dërguar SKAP-in në Kuvend, kjo vërteton se është organizatë kriminale e drejtuar nga Rama

SKANDAL/ Berisha: Kanë dërguar SKAP-in në Kuvend, kjo vërteton se është organizatë kriminale e drejtuar nga Rama

13:31, 02/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se në Kuvend ka shkuar edhe një prokuror i SPAK, duke vërtetuar se kjo është një organizatë kriminale e kapur nga Edi Rama.

“Kanë dërguar SKAP-in, kur unë u thoja ju SKAP-i, ju habiteshit, nuk e pëlqenit këtë term. Harronit faktin se unë jam ish-president, ish-kryeministër dhe gjëja e fundit që mund të thoja është kjo.

Por a e dini ju se sot SKAP-i është në parlament. që nuk ka asnjë vepër penale. SKAP-i, një organizatë e vërtetë kriminale që komandohet nga Edi Rama, është sot në sallën e parlamentit.

A ndodhi një krim për SKAP-in aty, më thoni, pyesni? Duke dëshmuar se është një vegël e verbër e Edi Ramës.

Sidoqoftë, ju garantoj se këtë betejë pa kthim nuk mund të ndalojë gjer në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament.

Ftoj popullin opozitar ta ndjekë këtë betejë dhe natyrisht deputetët janë të lidhur pazgjidhshmërisht me popullin opozitar dhe jam i bindur se në momentin e dhënë, një përgjigje mbarëpopullore, një reagim mbarëpopullor do jetë finalizimi i kësaj përpjekje,” tha Berisha.

"Brenda është SKAP-i. Ka një prokuror të SKAP në sallë. Fillimisht u mendua se ishte policia. Por jo!

Asnjë lloj stepje nuk ka opozita. E vërteta është se deputetët në unanimitet shprehën vendosmërinë për të vazhduar pa kthim këtë betejë," shtoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco