BBC fundos Bashën: S'deklaroi lidhjet ruse kur u zgjodh për të raportuar për Ukrainën në Këshillin e Europës

BBC fundos Bashën: S'deklaroi lidhjet ruse kur u zgjodh për të raportuar për Ukrainën në Këshillin e Europës

11:49, 02/11/2023
A+ Aa A-

Rrjeti britanik, BBC, fundos përfundimisht Lulzim Bashën, në lidhje me dosjen e tij ruse.

Në një investigim të gjatë, BBC thekson se Lulzim Basha u pagua në mënyrë sekrete nga Rusia.

Sipas investigimit, bëhet fjalë për një financim prej 500 mijë dollarësh.

Madje në investigim zbulohet për herë të parë se firma që ka paguar për llogari të Bashës ishte në pronësi të rusit Maxim Trofimets.

Por ‘bomba’ e BBC është akoma më e rëndë.

Rrjeti britanik shkruan se pavarësisht këtyre lidhjeve të Lulzim Bashës me Rusinë, ai nuk i deklaroi ato në Këshillin e Europës, kur u zgjodh për të raportuar për çështjen e rindërtimit të Ukrainës.

Në shtator të këtij viti, Këshilli i Europës caktoi zotin Basha për të përgatitur një raport për mbështetjen e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit rus. Ai tha se nuk kishte konflikt interesi.

BBC u përpoq të kontaktonte z. Trofimets dhe z. Basha, por ata nuk u përgjigjën,” raporton BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco