Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura/ Bardhi: Jemi në rrugë pa kthim, nuk do të lejojmë mazhorancën të na nëpërkëmbë

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura/ Bardhi: Jemi në rrugë pa kthim, nuk do të lejojmë mazhorancën të na nëpërkëmbë

13:14, 01/11/2023
A+ Aa A-

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku është folur për aksionin opozitar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, pasi ka falënderuar opozitarët për aksionin e së hënës në Kuvend, ku pati edhe përplasje fizike, theksoi se opozitës nuk i është lënë asnjë rrugë tjetër. Ai theksoi se nuk do të lejojnë që të poshtërohen, raporton ballkanweb.

“Faleminderit të gjithëve për aksionin që zhvilluam të hënën në Kuvendin e Shqipërisë. Më besoni që është jetike për opozitarizmin në vend ky reagim, pasi mazhoranca nuk na ka lënë asnjë rruge tjetër dhe kërkon të na poshtërojë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ne do të vazhdojmë të jemi shumë të vendosur në kërkesat tona.
Jetë parlamentare normale nuk do të këtë, pasi na është mohuar çdo e drejtë për Komisionet Hetimore Parlamentare ai dhe për ndryshimin e anëtarëve ne komisionin e posaçëm te reformën zgjedhore. Përveç se nuk do të këtë jetë parlamentare, ne do të bllokojmë normalitetin e komisioneve parlamentare. Sot (dje) propozoj që ne mbledhjen e Sekretariatit të Etikes të shkojmë të gjithë deputetet, pasi vendimmarrjen e tyre janë abuzive. Do të bllokojmë punimet e këtij sekretariati. Ndërsa nesër (sot) qe në orën 9:30 do të jemi të gjithë në Konferencën e Kryetareve për të bllokuar edhe aty punimet e kësaj mbledhjeje. Të kemi te qarte që kjo është një rrugë pa kthim. S’mund te lejojmë që mazhoranca të na nëpërkëmbë dhe të na poshtërojë. Kjo do të marre fund.”, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco