Mustafaj: Rama nuk e njeh politikën e jashtme, por ka mani të sëmurë për të qënë protagonist

22:54, 31/10/2023
A+ Aa A-

Ish-diplomati dhe shkrimtari Besnik Mustafaj ka diskutuar në lidhje me situatën e Kosovës dhe qëndrimin që mban kryeministri shqiptar Edi Rama në këtë çështje.

I ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri TV, Mustafaj shprehet se kryeministri Rama nuk është njohës i politikës së jashtme dhe gabimi i tij kryesor është egoja e tij e sëmurë për të marrë në dorë protagonizmin.

Krasta: Çfarë gabimesh ka bërë nga pikëpamja e politikës së jashtme Shqipëria me Kosovën? Ku gabojmë ne, në cilën pjesë të sjelljes sonë?

Mustafaj: E para, nuk gabojme ne sepse unë nuk e bëj veten pjesë të këtyre gabimeve dhe aq më pak ju. Unë besoj se gabimi kryesor buron tek fakti se politikën e republikës së Shqipërisë ndaj Kosovës nuk e koncepton dhe e ushtron Ministria e Jashtme por zyra e kryeministrit dhe kryeministri Rama është një njeri i cili nuk e njeh politikën e jashtme në përgjithësi  dhe ka një sëmundje të palejueshme kur hynë në këtë fushë që është protagonizmi. Duke mos e njohur dhe duke dashur të bëhet protagonisti kryesor atëherë bën gabime shumë. Ai e ka zhvendosur rolin e Shqipërisë. Kur kam qënë unë në Ministrinë e Jashtme hodha një tezë që ishte ‘Shqipëria nuk është aktore por është aktive’ dhe me këtë synoja që shteti shqiptar  të heq dora nga një lloj paternalizmi.

Krasta: Mund të çlirohet Shqipëria nga sindroma e paternalizmit?

Mustafaj: Shqipëria mund të çlirohet dua ia lënëpërgjegjësinë... sepse në vund të 2005, në fillim të 2006 kur dola unë me këtë tezë  Kosova ishte tashmë e pavarur defakto, nuk ishte dejuro. Kishte parlament të zgjedhur në mënyrë demokratike, kishte qeveri të dalë nga parlamenti. Pra, kishte institucionet e një shteti sovran dhe duhej që të zgjedhurit  në mënyrë demokratike të merrnin përgjegjësinë përpara shoqërisë së vendit të tyre, përpara opinionit publik seps nuk ishin më një minoritet në Serbi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco