Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Manjani: Krimi është njëra nga pjesët që pushteti ka përdorur për të ndikuar tek zgjedhjet

21:47, 31/10/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani, i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se krimi është një nga mjetet që pushteti përdor për të ndikuar/blerë zgjedhjet.

Gjatë diskutimit në studio, Manjani u shpreh se është rritur disbalanca mes krahëve politikë në vend, dhe kjo ka nisur që në vitin 2017.

‘Pjesa kriminale është njëra nga mjetet, që pushteti, ose politika e fortë e përdor të ndikuar tek liria e zgjedhjes. Dhe ODIHR këtë thotë, liria e zgjedhjes. Dhe shqiptarët nga njëra zgjedhje në tjetrën, janë gjithnjë e më pak të lirë për të zgjedhur.

Mashtrimi nuk bëhet më tek kutitë e votimit, apo frika se po na i vjedhin. Ajo vota është e vërtetë e ka hedhë qytetari, por çështja është si e formësojmë bindjen qytetari. Krimi patjetër që ka një rol.

Pyetja që shtrohet këtu, është kjo. Këto metoda kanë qenë, pak më të trasha po kanë qenë, e megjithatë rotacionet kanë ndodhur. Ka ndodhur ndryshimi.

Tani çfarë po ndodh që nuk ndodh ndryshimi? Ajo që duhet kërkuar është, se problemi themelor që ne kemi është disbalanca politike në vend dhe kjo vetëm zgjerohet e bëhet më e thellë. Ata që kanë fatin e keq të jenë në opozitë, po shkojnë keq e më keq. Ndërkohë që keq e më keq e opozitës, shndërrohet në mënyrë të çuditshme në mirë e më mirë të pushtetit dhe kjo është humbje e balancës. Këtu nuk jemi në dy anët e një peshore, por jemi shumë larg dhe kjo ka filluar dukshëm që në vitin 2017’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco