Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Çuçi gënjeu’/ Bardhi publikon dokumentin: Mazhoranca duhet të heqë dorë së diktuari përfaqësuesit e PD në komisione

‘Çuçi gënjeu’/ Bardhi publikon dokumentin: Mazhoranca duhet të heqë dorë së diktuari përfaqësuesit e PD në komisione

15:14, 31/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, pas mbledhjes ku i pranishëm ishte dhe Sali Berisha është prononcuar për mediat duke ngritur shqetësimet në lidhje me aktivitetin e tyre në Parlament.

Bardhi tha se kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, gënjeu një ditë më parë në lidhje me mënyrën sesi janë përzgjedhur anëtarët e komisioneve të posaçme parlamentare, ndërsa lexoi shkresën që i kishte drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla.

“Përbërja e reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioritet dhe duhet që mazhoranca duhet të heq dorë nga diktimi i përfaqësuesve të PD-së.

Edhe dje, Çuçi gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve të komisionit përfshirë dhe bashkëkryetarin, është çështje e partive politike.

Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë.

Këtu thuhet; “Zonja kryetare e Kuvendit, gjeni në vijim propozimet e Grupit Parlamentar të PD për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare, një komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore dhe janë 9 anëtarët”.

Kjo është procedura paralmentare sesi plotësohen vakancat. Është çështje e deputetëve”, tha Bardhi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco