Meta: Aktakuza e SPAK për Berishën u bë nga Rama për të goditur opozitën

Meta: Aktakuza e SPAK për Berishën u bë nga Rama për të goditur opozitën

11:15, 31/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot në një konferencë për shtyp se procesi ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, është vepër e Edi Ramës.

“Për sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha, nga ana e prokurorëve të SPAK apo përfaqësues të gjykatës, dëshiroj të shpreh edhe njëherë tjetër keqardhjen për këtë rrëshqitje, e cila nuk është e papritur, të së ashtuquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon parlamentin, del mbi Kushtetutën, mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ne e dimë se është një aktakuzë që në radhë të parë është bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama,” tha Meta.

Duke iu referuar dosjes, Meta tha se Rama është personi kryesor që ka marrë përgjegjësi për ndërrimin e destinacionit nga një destinacion sportiv, në një zonë ndërtimesh.

“Por po të shihni dosjen, emrin e tij nuk del askund. Sepse ai ka garantuar përmes kapjes së sistemit të drejtësisë, paprekshmërinë e tij.

Qëllimi është që të goditet opozita e vërtetë dhe të s’fokusohet opinioni publik nga skandalet që Rama bën çdo ditë,” tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco