Argita Malltezi tregon si e mori vesh arrestimin e bashkëshortit: Prisja çdo gjë, policia e diktuar nga mllefet e Edi Ramës

Argita Malltezi tregon si e mori vesh arrestimin e bashkëshortit: Prisja çdo gjë, policia e diktuar nga mllefet e Edi Ramës

21:40, 30/10/2023
A+ Aa A-

Vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi ka folur për momentin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi.

Ajo tha se policia është diktuar nga mllefet politike të Edi Ramës.

“Nuk arrita të takohesha. Kronometrimi i veprimit ishte i mirëmenduar. Unë zbrita nga avioni, fola me të. Pak më vonë më tha që më kanë arrestuar. Nuk kisha asnjë lloj informacioni. Prisja çdo gjë. Policia është diktuar nga mllefet politike të Edi Ramës. Kurrë nuk do ta kisha besuar se një jurist do të shkruante një gjë të tillë. Të parin në telefon mora vëllain. Më vonë u qartësua ndërkohë që vija në Tiranë.”, tha ajo.

Ajo thotë se po bën një betejë për të drejtën.

“Sot unë bëj një betejë për të drejtën. Është një betejë solide në aspektin juridik. Kjo është jeta.”, tha Argita Malltezi.

Po fëmijët?

“Fëmijët reflektojnë gjendjen e prindërve. Njoftova vajzën, djali ishte me prindërit. Ai ishte moment për të marrë situatën në dorë.”,u shpreh Argita në emisionin Top Story.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco