Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Berisha: Edi Rama nuk lejon komisionet parlamentare, pasi është vetë strumbullari i të gjitha vjedhjeve

Berisha: Edi Rama nuk lejon komisionet parlamentare, pasi është vetë strumbullari i të gjitha vjedhjeve

18:23, 30/10/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama edhe jashtë sallës së kuvendit.

Para gazetarëve, Berisha theksoi se Rama nuk lejon komisionet parlamentare, pasi është vetë strumbullari i të gjitha vjedhjeve.

Berisha: Të gjitha këto janë një motiv që të qëndrojmë për kushtetutën. Ka një nen kushtetuta që njeh të drejtë të pacenueshme të pakundërshtueshme të deputetëve të opozitës që me numër të caktuar të firmave të ngrejnë komisionet hetimore parlamentare.

Edi Rama nuk e lejon këtë sepse në të gjitha komisionet ai del strumbullar i tyre. Ai del strumbullar në aferën McGonigal, në të cilën vetë Charls McGonigal ka pranuar fajësinë për të gjithë dosjen shqiptare. Kjo dosje lidhet me tre persona, Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën.

Edi Rama nuk lejon komision hetimor parlament për patronazhistët se është vetë njeriu që e ka ndërtuar atë.

Nuk lejon komision hetimor parlamentar për TIMS sepse ai me të ka zhdukur, do të zhdukë gjurmët e udhëtimeve me dhjetëra e dhjetëra herë me trafikantët. Të Edi Ramës me charterin e tij privat.

Lidhet dhe fluturimet e Taulant Ballës me bajlozët e krimit dhe drogës.

Edi Rama nuk lejon Komisionet sepse gjer tani u ka dhënë trafikantëve të drogës, bajlozëve të krimit, qeveritarëve të krimit mbi 6 mln metër katrorë tokë troje turistike të lirë nga taksat për 20 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco