Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Kryemadhi: Malltezi i burgosur politik, Sali Berisha i përndjekur politik. Berluskoni 400 çështje, po nuk iu hoq pasaporta asnjëherë

Kryemadhi: Malltezi i burgosur politik, Sali Berisha i përndjekur politik. Berluskoni 400 çështje, po nuk iu hoq pasaporta asnjëherë

18:15, 30/10/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare e cila filloi dhe tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Kryemadhi theksoi se sot Edi Rama i ka kthyer të gjitha institucionet e vendit në shërbim të tij, trafikut ndërkombëtar të drogës, si dhe institucionalizimit të krimit të organizuar.

Gjithashtu Kryemadhi reagoi edhe në lidhje me sulmin politik të SPAK dhe GJKKO ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, duke i quajtur arrestime dhe përndjekje politike.

Kryemadhi: Normal që nuk më vjen mirë që shohim përplasje të tilla. Për hir të së vërtetës demokracia dhe toleranca në Shqipëri tashmë janë të cenuara. Unë kam kuptuar se biznesi më fitimprurës në Shqipëri është fake neës, pasi bë bazë të fake neës ndërtohen paditë, narrativat politike, projektligje, pra biznesi më i fuqishëm është fake neës.

Ajo që dua të theksoi është që sot situata e lirisë dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri është një stad që nuk përfshihet fare në asnjë sistem demokratik, as hibrid nuk mund të thuash, por sot Shqipëria është republika e drogës e cila në krye të saj ka një kryeministër i cili nuk pyet as për institucionin e presidentit as për parlamentin por të gjitha institucionet të varura apo të pavarura janë kthyer tashmë në funksion të një kryeministri i cili është garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Kolumbia, Venezuela, Dubai për të krijuar trekëndëshin e tij të Bermudës në Ballkan përsa i përket jo vetëm të trafikut të drogës, pastrimit të parasë por edhe të strukturimit dhe institucionalizimit të krimit të organizuar.

Unë mbështes çdo aksion opozitar edhe të juve gazetarëve.

Druri që po përdor Rama sot ndaj shqiptarëve dhe shqiptarët që e vlerësojnë ose ia shesin votën ose ai ua vjedh votën le ta zbulojnë. Kur nuk funksionon logjika nganjëherë funksionon edhe logjika e forcës.

Për mua Arbër Malltezi është i burgosur politik, Sali Berisha është i përndjekur politik. Ju e njihni Berluskonin i cili ka pasur rreth 475 çështje por nuk ia ka heq njeri pasaportën Berluskonit, as nuk e ka ndalur njeri që të dali, megjithatë ajo që unë theksoi që loja politike që përdoret është shumë e shëmtuar dhe nuk krijon ndonjë efekt, krijon efekt terror psikologjik te bizneset dhe qytetarët. Sepse janë 16 pronarë dhe pse arrestohet njëri dhe jo të gjithë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco