Ursula von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin

Ursula von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin

07:17, 30/10/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo sot do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Në orën 13:15, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, njofton zyra për informim e Presidencës, ndërkaq bëhet e ditur se më pas do të ketë konferencë për media.

Kurse kryeministri Kurti e pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në ora 14:15, ka bërë të ditur zyra për informim e Kryeministrit, raporton RTKlive.

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo është takuar, të dielën, në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

Gjatë vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do ta do të prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor.

Korniza është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco