Berisha: Avokatja enveriste harron se ka një ligj që ndalon promovimin e figurës së Enver Hoxhës!

Berisha: Avokatja enveriste harron se ka një ligj që ndalon promovimin e figurës së Enver Hoxhës!

13:37, 28/10/2023
A+ Aa A-

Në komunikimin që pati sot Kryetari i opozitës me qytetarët në Fb, ai foli edhe për situatën qesharake dhe demaskimin që iu bë hetimit të SPAK ndaj tij me avokatët që zgjodhi dhe ia caktoi për ta mbrojtur.

"Ajo përzgjedhje kaloi në katër avokatë, - tha Berisha. - I pari kishte një status që tregonte se çfarë përfaqëson, se cilit komunitet i përket. I turpëroi aq shumë kur doli statusi, sa menduan të lajnë surratin e tyre duke e larguar.

Thirrën dy avokate të tjera, të cilat kërkuan kohë, e panë se paçavurja ishte një dacibao dhe dhanë dorëheqjen. Dhanë dorëheqjen, i qëndruan profesionit të tyre. Ishin profesioniste.

Pastaj gjetën enveristen e thekur, e cila harron se ka një ligj që ndalon promovimin e figurës së Enver Hoxhës.  Se promovimi i figurës së Enver Hoxhës është një krim. Se Enver Hoxha është cilësuar në një deklaratë të BE në vitin 1991, si Hitleri shqiptar i pasluftës. Po ajo duket ditur pasionin e Edi Ramës për Enver Hoxhën, ndjehet krenare që të mbushë FB me fotot e një diktatori brutal që është i dyti në Europë pas Hitlerit, që ka kryer infanticid, vrarë fëmijë në popullin e tij me praktikat e tij.

Ndaj dhe ajo zonjë që mban ato portrete, duhet të mendojë për ata dhjetëra e dhjetëra foshnje, 38 fëmijë që vdiqën vetëm në një natë në kampin e përqendrimit në Tepelenë dhe u varrosën buzë Vjosës, në mënyrë që Vjosa të merrte trupat e tyre dhe të mos mbetej asnjë gjurmë e infanticidit monstruoz të Enver Hoxhës.

Por, ky është Edi Rama, këta janë njerëzit e Edi Ramës." nënvizoi Berisha. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco