Berisha: Prokurorët politikë kanë marrë reformat në gjykim, çdo ligj e interpretojnë sikur është bërë për të favorizuar dhëndrin tim!

Berisha: Prokurorët politikë kanë marrë reformat në gjykim, çdo ligj e interpretojnë sikur është bërë për të favorizuar dhëndrin tim!

12:40, 28/10/2023
A+ Aa A-

"Çdo ligj i bërë nga PD nga viti 2005, për pronat, për sportin, për reformat ekonomikë, këta kretinë mjeranë e interpretojnë sikur është bërë për të favorizuar dhëndrin tim."

Nga bashkëbisedimi që Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka nisur me qytetarët në rrejtin social Facebook lidhur me hetimin e nisur ndaj tij nga SPAK për Klubin Sportiv Partizani .

Nuk po ndalem këtu se ku e bazon kallëzimin Taulant Balla dhe Edi Rama, se edhe ai është një dokument mashtrimi publik i pakonceptueshëm.

Taulant Balla dhe Edi Rama në kallëzimin e tyre 3 vjet më parë, akuzojnë se toka nuk u përket pronarëve. Se është marrë me dokumente false, se është paguar nga autoritetet pushtuese italiane gjatë luftës dhe sollën për këtë një dekret të Jakomonit nga Firence, me emrat e pesë familjeve të shpërblyera për tokën.

Problemi është se këto familje nuk kishin asnjë metër tokë në territorin e klubit Partizani, por ndoshta 1 mijë metër larg.

Theksoj prapë se pesë familjet kanë në atë zonë 67 mijë katror. Kanë marrë 30 apo 30 e ca mijë, por ata nuk morën dot as gjysmën e tokës së tyre në atë zonë.
Këto janë akuzat, pastaj prokurorët politikë kanë marrë reformat në gjykim, në hetim.

Çdo ligj i bërë nga PD nga viti 2005, për pronat, për sportin, për reformat ekonomikë, këta kretinë mjeranë e interpretojnë sikur është bërë për të favorizuar dhëndrin tim.

Po jap vetëm një shembull.
Në vitin 2008 apo 2009 vendosëm përdorimin e bonove të thesarit nga pronarët, të emetuara me dekret presidencial në vitin 2005. Të përdorura nga qytetarët dhe të përndjekurit politikë në vlerë rreth 250 milionë dollarë, për të blerë objekte privatizimi.

Vendimi që nxorëm prapë si detyrim absolut moral dhe ligjor ndaj pronarëve dhe të tjerët, se u kishim dhënë 1.3 milionë shqiptarëve bono dhe ato nuk kishin pse mbeteshin në xhepat e tyre, ky vendim kishte pra këtë qëllim.

Se ata e lidhin se e kam bërë për të favorizuar dhëndrin tim. Ky vendim ka dalë 1 muaj pasi familjet e nderuara kishin paguar 88.6 përqind të detyrimit të tyre me lekë direkt, apo kishin paguar pra rreth 700 mijë dollarë të detyrimit të tyre.

Kishte ngelur pa paguar rreth 100 mijë dollarë. Por nëse kishte një synim sado të vogël për të favorizuar dhëndrin, atij i thuhej mos u ngut se do kalonte ligji për bonot. Nuk kishte asnjë lidhje për këtë.

Këta, pas daljes së vendimit, kanë përfituar prej tyre rreth 70 e ca mijë dollarë. Dhe Jamarabër Malltezit i takon si person të ketë përfituar rreth 1 mijë e ca dollarë. Për një tokë që u shfrytëzua 46 vjet nga regjimi komunist. Për një kompleks që shfrytëzohej nga viti 2000 e në vazhdim që e kontrollonte me në krye Paro Laçin, që dërgonte bandat e armatosura.

Ju e keni dëgjuar gjeneral Qirjazin që e kishte në detyrim ligjor mbikëqyrjen e kompleksit, dërgova ekipin po persona me forcë m’i larguan dhe nuk lejuan të futen. Në report ushtarak kjo.

Sigurisht e administronte Paro, por Qirjazi duhet të sqarojë pozicionin e tij me Paron. Nuk kam të dhëna por atëherë flitej se Paro e paguante, por më pas u largua si trafikant i dënuar 12 vjet a më shumë në Itali."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco