‘Duam takim me Ramën’, ish-minatorët protestë poshtë zyrës së kryeministrit: Të drejtën, ose jetën!

‘Duam takim me Ramën’, ish-minatorët protestë poshtë zyrës së kryeministrit: Të drejtën, ose jetën!

11:12, 27/10/2023
A+ Aa A-

Ish-minatorët janë hedhur sot në protestë para Kryeministrisë, ndërsa kërkojnë miratimin e statusit, por edhe rishikim të pensioneve.

Gjatë fjalës së tyre ish-minatorët i kanë drejtuar një kërkesë institucioneve kryesore, ndërsa kanë paralajmëruar protestën e radhës.

Ata kanë kërkuar takim ballë për ballë me kryeministrin Rama ndërsa u shprehën se protestat e tyre do vijojnë.

Kujtojmë se Rama nuk ndodhet në Kryeministri, por në Dropull, ku u inaugurua edhe busti i ish-kryeministrit grek, Konstantinos Mitsotakis.

“Ligjet në fuqi nuk u përpiqen nevojave të minatorëve, kërkojmë miratimin e statusit të minatorit. Është nevojë urgjente për mijëra minatorë që punojnë aktualisht apo janë në pension. Miratimi i tij i jep dinjitetin punës në minierë, i cili mungon prej kohësh. U drejtojmë kërkesa për takim kryeministrit. Kërkojmë përgjigje sa më shpejt. Bashkangjitur këtyre kërkesave kemi një draft të të drejtave që duhet të garantojë statusi i minatorit. Kemi më shumë se 11 mijë firma për këtë draft. Do të vazhdojmë protestat para parlamentit, e radhës është ditën e hënë në orën 16:30. Ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që mbështesin këtë kauzë”, u shprehën ata mes të tjerash.

“I bëjmë thirrje që të ‘trazohet’ shteti. Ose të na fusin në burg më mirë. Ose të drejtën, ose jetën. “, tha një tjetër protestues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco