Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Artan Gaçi i Olta Xhaçkës dhe kryestrategjiku Edi Rama i 'SPAÇ-kës'

Artan Gaçi i Olta Xhaçkës dhe kryestrategjiku Edi Rama i 'SPAÇ-kës'

09:11, 27/10/2023
A+ Aa A-

Nga Boldnews.al

Një mjegull e lehtë u hodh nga SPAK për të ndihmuar lukuninë e ujqerve që të bëjnë kërdi në pronat publike dhe korrupsion masiv që ndodh në çdo çast. Kur çështja më e nxehtë mbetet arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe masa “detyrim paraqitje” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, nga skutat e SPAK del si pa “dashje” lajmi se po “shëtisin” edhe në anën tjetër, pasi kanë sekuestruar 5512 metra katrorë tokë në bregdetin e Himarës, në emër të Artan Gaçit, ish-deputet i PS-së, bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka.

Edhe pse qartësisht u hodh në tregun publik lajmi i skaduar për sekuestron e pronës së Gaçit, qëllimi mbetet i qartë për të krijuar perceptimin e rremë se “janë të pavaruar, njohin vetëm ligjin dhe se godasin majtas e djathtas”. Kjo lojë është edhe më e rëndë se vetë dosja Berisha, e cila minimalisht nis me shkelje të rënda proceduriale dhe përfundon me gafa amatoreske të dy prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Nëse do të nisen për “dosjen Xhaçka”, në duar kanë aq shumë material sa nuk do ishte nevoja të kryenin asnjë hetim të thelluar, pasi shkeljet janë ashiqare. Gaçi u shpall “investitor strategjik” me vendim qeverie, që në fund mban firmën e kryeministrit Edi Rama. Në rastin Gaçi, kryeministri Rama nuk ka si të justifikohet se “nuk e njoh dhe nuk e di që ka ngrënë dardha pas shpinës sime…”. Ai e di qartë se është ish-deputet i PS-së dhe mbi të gjitha bashkëshort i Xhaçkës, ministres së tij në kohën kur i fali bregdetin që të ndërtonte një resort të madh turistik në Dhërmi.

Është një rast në dukje i vogël që tregon sesi sistemi i grabitjes, vjedhjes, abuzimit dhe dallavereve punojnë aq sahat sa ua kalon edhe “orave zvicerane”. Për rastin Gaçi dyshohet se si fillim ka falsifikuar dokumentat e pronës duke u pajisur me një AMTP fiktive nga Bashkia Himarë që drejtohet nga Jorgo Goro i PS-së. Më pas, duke shfrytëzuar gruan ministre dhe padiskutim “kryestrategjikun Rama”, kalojnë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave një kërkesë që të shpallen “investitorë strategjikë” për ndërtimin e një kopleksi turistik. Aty do të përfitonte për tre dekada edhe shfrytëzimin e një vije të gjerë bregdetare. Gjithçka e kopsitur nga ky grup i “strukturuar qeveritar”…

Çfarë kërkon më shumë SPAK? Letrat janë të qarta, firmat dhe vulat e titullarëve të pajës qeverisëse gjithashtu, por jo vetëm në këtë rast por edhe te shumë të tjerë SPAK kalon në një “autocensurë” për të shmangur me çdo kusht majën qeverisëse. Nëpër konferenca shtypi apo reagime zyrtare prokurorët e Strukturës së Possaçmë dhe drejtuesit e saj shprehen se nuk janë shantazhuar as nga maja e pushtetit e as nga krimi i organizuar. Kjo është mëse e vërtetë, si mund të shantazhosh një institucion i cili stë nget, pavarësisht abuzimit të madh?

Që Rama nuk ka lënë të afërm ministrash, deputetësh të tij dhe zyrtarë të tjerë pa i favorizuar me tendera dhe tokë publike kjo mbetet një histori e vjetër që ka vazhduar, po vazhdon dhe do të vazhdojë, por qëndrimet e SPAK shfaqin mjergull të madhe dyshimesh. Artan Gaçi është thirrur për të dëshmuar si “investitor strategjik”, edhe Xhaçka për “gjeostrategjinë” e saj që i fali oligarkëve pronat e ushtrisë, por asnjë prej tyre nuk është me frikën se po trokasin prangat. Ndoshta Gaçi mund të bëhet “kurban”, në mënyrë që SPAK-u që nihet publikisht të kthehet si SPAÇ-kë në duart e kryeministrit.

Të vetëdijshëm se presioni publik do kalojë dukshëm tek kjo strukturë që asesi nuk e ka justifikuar veten në katër vite krijim, nuk është aspak çudi që SPAK të kalojë ndonjë dosje në dukje të rëndë për të vënë para pargjegjësisë “ish-at” e së majtës. Për Ramën rëndësi ka që Prokuroria Speciale të prekë kudo, por së pari mos kapë ministrat teksa janë në detyrë dhe të mos cënohet as për pak vetë ai. Institucioni i ri i drejtësisë i krijuar për të hetuar korrupsionin në nivele të larta qeverisëse nuk po i justifikon as tamtamet e mëdha ndërkombëtare, e as daullet që bien në qeverinë aktuale. Edhe lajmi i hershëm i hedhur shpejt për Gaçin e Xhaçkës së kryestrategjikut të SPAÇ-kës, duke se nuk është gjë tjetër përveçse tentativë për të sfumuar “dosjen Berisha” …

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco