Lufta brenda partisë për kapjen e institucioneve Majtas Martin Mici - djathtas Lavdrim Sahitaj

Lufta brenda partisë për kapjen e institucioneve

08:14, 27/10/2023
A+ Aa A-

Dje, Syri.net, informoi ekskluzivisht, dorëheqjen e drejtoreshës së AKU-së.

Sipas burimeve  të besuara të Syri.net në kabinetin e znj. Denaj, kandidatatura e parë  kryesore për të zëvendësuar znj. Deda, është ajo e Martin Micit.  Ky i fundit ka pasur rolin e drejtorit të Hetimit Tatimor, në kohën që znj.Denaj drejtonte ministrinë e Financave. Kjo tregon dhe lidhjen e ngushtë dhe bashkëpunimin  e znj. Denaj me z.Mici.

Kandidaturë e dytë është ajo e Lavdrim Sahitaj, i cili gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të Thesarit kur ministria e Financave drejtohej nga znj. Denaj. Pra znj. Denaj po përpiqet të sjellë njerëzit e saj të besuar, pavarësisht mungesës së tyre të  eksperiencës në fushën e sigurisë ushqimore.

Kandidaturë e tretë është ajo e Alban Zavalanit, e propozuar dhe mbështetur fort nga Erion Veliaj. Z. Zavalani, mban aktualisht postin e drejtorit të AKU Tiranë. Besnik i partisë në pushtet, z. Zavalani, është gjithashtu burri i një prokuroreje të njohur në Tiranë. Mesa duket z. Veliaj, këtë rradhë pas kapjes së SPAK, po shtrin tentakulat e tij drejt Prokurorisë së Tiranës.​

Lexo: Jep dorëheqjen drejtoresha e AKU-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco