Alizoti: Partia e Punës është një formacion gjakatar

19:49, 26/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferkon për të komentuar zhvillimet e fundit nga drejtësia e dirigjuar nga pushteti ishte deputeti i PD, Tomorr Alizoti.

Alizoti është shprehur se Berisha bëri vetëm një gabim që nuk ndërtojë një parti anti komuniste dhe të luftonte seriozit mbetjet e fundit të regjimit pasi partia e punës është një strukturë gjakatare që nuk dorëzohet kurrë.

Që kur filloi reforma në drejtësi, jo se isha kundër reformës, por drejtësia nuk ndërtohet me reforma. Drejtësia është shtylla kryesore e njerëzimit, e shoqërisë por edhe një kombi që fillon me etapa, buron nga ndërgjegjja, kombinohet me arsyen dhe do nga një vend që ka ardhur nga gjysmë shekull i jo të drejtës të vijë me një reformë që e duan miqtë tanë dhe kërkojnë që me dy vite të vihet drejtësia në këtë vend.

Sot në Shqipëri janë gëzuar të gjithë enveristët, ish sigurimsat dhe byroistët e regjimit kjo dihet. Berisha në sytë e mi është një themeluesi kryesor i PD, iniciatori i madh  i futjes  së vendit në NATO dhe heqja e vizave për shqiptarët. Berisha nuk e mori seriozisht ndërtimin e një partie me tipare anti-komuniste, pasi shuam njerëz të djathtë i thoni mere seriozisht partinë e punës sepse është një strukturë ushtarake terrori që nuk heqin dorë dhe këta janë eksitimin e tyre maksimal të shohin Berishën në dyert e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco