Berisha: Edi Rama përjeton fundin e pashmangshëm! Pas rrënimit përfundimtar të votës e pret përgjigjja e merituar'

Berisha: Edi Rama përjeton fundin e pashmangshëm! Pas rrënimit përfundimtar të votës e pret përgjigjja e merituar'

13:17, 26/10/2023
A+ Aa A-

“Edi Rama në një degradim total moral, psikik dhe të gjithanshëm, po përjeton krizën më të thellë të keqqeverisjes së tij!”-  Me këto fjalë e nisi sot, konferencën për shtyp, Kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili në vijim, duke iu refruar Kryeministrit të vendit, tha:

"I ngërthyer nga seriali i veprave penale të kryera në drejtimin e organizatës kriminale që ka ndërtuar, i ngërthyer nga zbulimet të telefonave të kriptuar që ka përdorur, që ka menduar se çdo bisedë e tij është e sigurt. Vetëm bisedat me McGonigalin janë tërkuzë saqë kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të Atlantikut.

Por nuk janë vetëm këto biseda, janë bisedat me eksponentët më të rrezikshëm të krimit dhe bosët e trafiqeve.

Nga 8 mijë SKY ECC, Encrochat dhe nja dy-tre të tjerë, telefona të kriptuar në Shqipëri, përqendrimi më i lartë ka qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama, i damkosur në mënyrë përfundimtare si hajduti më i madh i pasurive publike në historinë e këtij vendi, si njeriu që ndërtoi sarajet e tij duke pasur të deklaruara gjithsej 400 mijë lekë dhe 38 mijë euro, që deklaron se bleu truallin me 2 dollarë, që thotë se e ndërtoi me paratë e emigracionit, pa pasur një qindarkë të deklaruar gjëkundi. Një nga ndërtimet më të kushtueshme, me një oborr, me një park 5 mijë metrash, një njeri që ka firmosur në çdo fazë procesin e vjedhjes më të madhe të shekullit.

Një njeri që kur filloi karrierën si kryeministër, u akuzua në raportin e OSBE se kishte të fshehura në offshore 200 milionë euro dhe nuk e çeli gojën dot të përgënjeshtronte apo të hidhte në gjyq.

Edi Rama përjeton fundin e tij të pashmangshëm.

Pas rrënimit përfundimtar të votës, atë e pret përgjigjja e merituar e 600 mijë votuesve idealistë, që besojnë të vota dhe vlerat e demokracisë. Në këtë kontekst, e damkosi në mënyrë përfundimtare edhe raporti i fundit i ODIHR-it."

"Në grahmat e fundit, Rama po përpiqet të shpëtojë regjimin e tij duke përdorur kriminelë me uniformë dhe toga të zeza"

Edi Rama ka krijuar për familjarët e vet, pasuri të paligjshme përrallore.

Olsi i tij, ortak i Amant Josifit, i cili u ka vjedhur në bashkëpunim, qytetarëve europianë nga 1 miliard gjer në 2.8 miliardë euro.

I vëllai i tij u shndërrua në përfaqësuesin kryesor të Shqipërisë në raport me biznesin kinez. I vëllai i tij është de facto njeriu numër një i uzinës së drogës në Xibrakë.

Edi Rama, në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, anëtarit të familjes së ngushtë, i ka hapur mundësitë për të përdorur pushtetin e tij dhe për të përfituar dhjetëra tendera direkt ose si nënkontraktore.

Disa burime më thonë, prej 7 vitesh, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, zonjusha nuk ka deklaruar asnjëherë në ILDKP pasurinë.

Edi Rama, i mirënjohur tashmë si Pashiqi shqiptar, është shndërruar në figurën më të urryer pas Enver Hoxhës në histori për çdo patriot shqiptar.

Ai po përpiqet, në grahmat e fundit, të shpëtojë regjimin e tij me ritorsione, me dacibao, duke përdorur kriminelë me uniformë dhe toga të zeza, që nuk pyesin për Kushtetutë, për ligje, për procedura. Por zbatojnë si mercenarë porositë e tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco