KAFE SHQETO/Avokati tregon detajin e vogël që dërgoi në burg Saimir Tahirin: Prokuroria e Posaçme nuk...

KAFE SHQETO/Avokati tregon detajin e vogël që dërgoi në burg Saimir Tahirin: Prokuroria e Posaçme nuk...

12:27, 26/10/2023
A+ Aa A-

Avokati Kujtim Ibra i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, tregoi detajin që dërgoi në burg ish-ministrin Saimir Tahirin. Ai u shpreh se po të mos ishte avokati i tij që e dërgoi çështjen në Apel se kërkonte pafajsi, Saimir Tahiri në Shkallë të Parë ia hodhi vetëm me kusht.

Avokati Ibraj: Ta specifikoj çështjen e Saimir Tahirit. Saimir Tahiri në Shkallë të Parë është dënuar me kusht, Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe ta dini këtë është një detaj shumë i vogël.

Në rast se avokati i tij nuk do të kishte bërë ankim në Apel, Saimir Tahiri nuk do të bënte asnjë ditë burg. Që ta dini Prokurori i Posaçëm nuk e ka ankimuar çështjen e Saimir Tahirit. Pra në Shkallë të Parë, Saimir Tahiri është dënuar me kusht. Mos të ishte puna që avokati e çoi sepse kërkonte pafajsi dhe Gjykata e Apelit pastaj e kthej në burg.

Pra Saimir Tahiri pothuajse se në Shkallë të Parë ia hodhi. Iku me kusht pothuajse një pafajsi e kamufluar. Po mos të shkonte çështja në Apel, Saimir Tahiri nuk do të bënte asnjë ditë burg, do mbaronte çështjen e kushtit u paraqiste te shërbimit të provës dhe do të ishte në shtëpinë e tij. Pra gjithë kjo zallamahia do të përmblidhej me kaq thjeshtë. Por mos të harrojmë dhe këtë SPAK ka bërë dhe  ‘gafa’ të vogla, një njeri zyrtar shqiptar për 200 mijë lekë të vjetra e ka fut në burg dhe e ka dënuar tre vjet.

Intervista e plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco