VIDEO/ Banorët: Mero Baze po na merr ujin për resortin, do të ketë përplasje

10:14, 26/10/2023
A+ Aa A-

Banorët e Mezhgoranit dolën sërish në protestë sot, duke deklaruar se po u merret uji i pijshëm.

Banorët thanë se ujin po ua merr gazetari Mero Baze.

Sipas tyre, gazetari po e merr ujin për llogari të ndërtimit të dy hoteleve. Ata e akuzuan Mero Bazen si të pashpirt.

“Këtë ujë kërkon ta marrë Mero Baze. Ne nuk njohim njeri tjetër ne.

Mero Bazes i duhet uji se do bëjë nja dy hotele me pesë yje.

Më është dhënë prioritet, thotë Mero Baze.

Bashkia e Tepelenës na ka mashtruar. Nuk na ka treguar të vërtetën,” tha për SYRI TV një protestues i moshuar.

“Mero Baze, një gazetar i turpshëm dhe i pashpirt,” tha një banor duke u ngashëryer.

Ata akuzuan edhe kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi se ua ka marrë ujin dhe po ia jep gazetarit Mero Baze.

"Ujin po e merr resorti i Mero Bazes. Këta heshtin dhe nuk tregojnë," tha një banore, duke paralajmëruar përplasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco