Procesi politik ndaj Berishës/ Gjykata e Posaçme nuk u ndahet aktivisteve

Procesi politik ndaj Berishës/ Gjykata e Posaçme nuk u ndahet aktivisteve

10:09, 26/10/2023
A+ Aa A-

Mediat raportuan mëngjesin e sotëm se janë caktuar dy avokate për procesin politik ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

Avokatet e caktuar kryesisht nga Gjykata e Posaçme janë Jalldiz Kastrati dhe Rabie Cenalia.

Edhe pse avokate, të dyja janë aktiviste politike, madje njëra ka qenë kandidate për një parti politike.

SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk heqin dorë nga këto manovra skandaloze.

Kujtojmë se mbrëmjen e caktuar ata zgjodhën për avokat kryesisht Artan Simonin.

Ky i fundit, ashtu si ‘rastësisht’, ishte ithtar i qeverisë dhe sulmonte ashpër kreun e opozitës në mediat sociale.

Vetëm pasi skandali u bë publike, gjykata u tërhoq nga emri i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco