Avokati i caktuar nga gjykatësja Irena Gjoka, sulmon Sali Berishën: Bisha është i plakur!

Avokati i caktuar nga gjykatësja Irena Gjoka, sulmon Sali Berishën: Bisha është i plakur!

17:42, 25/10/2023
A+ Aa A-

Avokati Artan Simoni i caktuar kryesisht nga gjykatësja Irena Gjoka, për çështjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ‘fare rastësisht’ duket se është një ithtar iu qeverisë, e kjo duket edhe nga postimet e tij në rrjetet sociale.

Në një postim të para dy ditësh, Simoni ka sulmuar kreun e opozitës, Sali Berisha duke e cilësuar si ‘bisha është plakur’.

‘Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s'mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t'a çukasin.

Ku gaboi bisha?!’, shkruan avokati i caktuar ‘rastësisht’ nga gjykata.

E sot Gjykata e Posaçme pasi refuzoi tu japë avokatëve të caktuar nga Sali Berisha, materialet e nevojshme që ata kërkuan, dhe pas largimit të tyre, vendosi që të emëroj një avokat ‘rastësisht’ nga lista e depozituar në gjykatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco