KAFE SHQETO/ Hetimet e SPAK, Hoxha: Suli s'i shpëton përgjegjësisë

KAFE SHQETO/ Hetimet e SPAK, Hoxha: Suli s'i shpëton përgjegjësisë

09:54, 26/10/2023
A+ Aa A-

Në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte i ftuar gjatë ditës së Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamzë.

Ai ka komentuar sjelljen e kreut të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, i cili tashmë është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

“14 maji ishte një datë që u tregua se ata drejtorë kanë shpërndarë paratë e korrupsionit të vjedhura nga taksat e shqiptarëve.

Unë dhe një pjesë e PD e kemi denoncuar rast pas rasti. E kemi denoncuar që SPAK, po të merret me Kamzën, ka shumë punë. Ka mjaftueshëm raste se aty janë derdhur para në një masë të jashtëzakonshme. Kemi shkolla te rindërtuara me 7.5 milionë euro.

Po ta vesh re sjelljen e Sulit, shumë drejtorë të Sulit kanë dhënë dorëheqjen. Ai e ka deleguar firmën në mënyrë permanente, por nuk i shpëton përgjegjësisë.

Kemi 32 tendera me flamur të kuq në Kamëz," tha Hoxha.

INTERVISTA E PLOTE

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco