VIDEO/ Shehaj: Malltezi në burg se ka marrë pronën e tij, Gaçi shpallet investitor me tokë të grabitur

18:41, 25/10/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të hedhur dritë mbi vendimin e SPAK për të sekuestruar pronën e Artan Gaçi, burri i deputetes, Olta Xhaçka ishte ekspertja e ekonomisë, Brisilda Shehaj.

Shehaj është shprehur se denoncimin për vjedhjen e pronave të shtetit e ka bërë Beleri dhe është firmosur nga ish kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro.

"Për habi ishte realisht e habitshme që SPAK shpërndau për gazetarët njoftimin e famshëm ku sekuestrohet prona ku do të ndërtojë Artan Gaci i cili është shpallur investitor strategjik. Beleri ka bërë depozitim me 5 tetor dhe sa të shqyrtohet depozitimi për 20 ditë më duket e pamundur derisa solli dhe sekuestron dhe kjo nuk ndodh vetëm nëse ka një hetim më herët.

Janë dy procese që njëri është qesharak dhe tjetri trajtohet me pekule. Malltezi tokën e kishte të veten ndërsa këto që kanë marrë dhe ja kanë dhënë Gacit është tokë e shtetit . Goro duhet të ishte në burg pasi tokat janë ndarë me AMTP dhe në AMTP janë konfirmuar të gjitha nga bashkia.

Gaçi e mori me AMTP por nuk e di të ketë tokë bujqësore në breg të detit ndërsa Malltezi e mori me vendim të kthimit të pronave ndërsa këto kanë marrë pronën tonë sepse në atë zonë AMTP i kanë vendosur kryepleqt dhe banorët e zonës, i kanë dhënë shqiptarët për shqiptarët. Nëse këto persona që toka u del se kanë falsifikuar pronat prap toka do ti ngelet investitorit strategjik pasi aty është garantues shteti."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco