Akuzat/ Këlliçi: Kjo çështje nuk ka të bëjë me Berishën, ata kërkojnë të shpërbëjnë opozitën

Akuzat/ Këlliçi: Kjo çështje nuk ka të bëjë me Berishën, ata kërkojnë të shpërbëjnë opozitën

17:59, 25/10/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Partisë Demorkatike, Belind Këlliçi i ftuar në një emision në Euronews është shprehur se ka ardhur momenti të vihen pikat mbi i.

Sipas tij akuzat mbi Berishën nuk kanë të bëjnë vetëm  me të si individ por ka të bëjë me Partinë Demokratike, ka të bëjë me opozitën.

Ai thotë se duhet një reagim i fortë për të dalë nga ky sistem i kalbur.

“Ka ardhur momenti të vihen pikat mbi i. Nuk jam për protesta të dhunshme, as për djegje mandatesh. Rruga e vetme është përballja. Kjo çështje nuk ka të bëjë me Berishën si individ. Ka të bëjë me Partinë Demokratike, ka të bëjë me opozitën. Duhet një reagim i fortë për të dalë nga ky sistem i kalbur.”, tha Këlliçi.

Këlliçi u shpreh se motiv për të dalë në protestë është i madh dhe kjo lidhet me faktin që Rama po tenton të zhduk opozitën.

“T’iu thuash demokratëve të protestoni pasi Rama na ka shpallur luftë dhe do të shpërbëjë Partinë demokratike, se po tenton të zhduket opozita është një motiv për të dalë në protestë.”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco