Masa ndaj Berishës/ Gjokutaj: Gjykata po refuzon të na japë aktet e hetimit

Masa ndaj Berishës/ Gjokutaj: Gjykata po refuzon të na japë aktet e hetimit

16:22, 25/10/2023
A+ Aa A-

Avokatët e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë deklaruar për mediat, se Gjykata e Posaçme ka refuzuar tu japë aktet e hetimit, dhe se po përdor instrumente dhe justifikime për të mos i dhënë ato.

‘U paraqitëm sot në seancë, kemi paraqit dje një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë për proces verbalin audio dhe gjyqësor.

Kërkuam që Gjykata të vendosë të na japë kopje të akteve, që pretendon se e ka vendosur dje, pa u njohur me aktet merr vendim për vazhdim seance.

Gjykata refuzoi kërkesën që çështja të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi na rrëzoi kërkesën, ne u larguam nga seanca. Gjykata po përdor instrumente dhe justifikime për të mos na njohur me aktet.

Seanca e verifikimit dhe ekzekutimit, rishikon dhe një herë seancën e parë dhe verifikohen dhe një herë kushtet e mëparshme’, tha gjatë deklaratës avokati, Genc Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco