Masa e sigurisë, Berisha: Gjykatësja ka dalë mbi Kushtetutën dhe parlamentin se është me Edi Ramën!

Masa e sigurisë, Berisha: Gjykatësja ka dalë mbi Kushtetutën dhe parlamentin se është me Edi Ramën!

12:25, 25/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, argumentoi para mediave sot arsyet e kallëzimit të gjykatëses së SPAK, e cila ka lëshuar dy masa sigurimi ndaj tij, pa kërkuar autorizim nga Kuvendi, në një kohë kur z. Berisha është deputet.

"Tani, a e kanë depozituar apo jo, nuk mund ta them se nuk kam pasur një komunikim sot me ta por kërkesa është reale, sepse gjykatësja ka thyer Kushtetutën dhe ajo do përballet me të cilin procesin ligjor, - tha Berisha. - Unë jam personi që kam dërguar në parlament në vitin 2012, barazinë e plotë të ligjvënësit me qytetarin.

E ka rrëzuar Edi Rama. Por përderisa ajo është në Kushtetutë, tani ndryshon.

Le të heqë unë vullnetarisht 10 herë, Kushtetuta nuk e njeh. Ka gjykime të gjykatës ndërkombëtare për këtë, sepse për Gjykatën Ndërkombëtare dhe Kushtetutën, imuniteti është në radhë të parë i parlamentit. Kjo do të thotë që anëtarët e parlamentit të ushtrojnë lirshëm veprimtarinë e tyre, të paintimiduar. 

Ajo që mund të bëjë unë që të them se e heq, është morale, por nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Dhe ju duhet të mbroni moralin e Kushtetutës. Kur një gjykatës, një prokuror merr përsipër të dalë mbi Kushtetutën, ai është gjëmëzi për vendin e vet. Kur arrin gjer në këtë shkallë, krijon një qeveri suprakushtetuese, në një kohë kur e çon në parlament kërkesën e vet që ta arrestojë, t’i kufizojë lirinë etj. Por, jo ajo është vetë mbi Kushtetutën, mbi parlamentin se është me Edi Ramën."

"Kushtetuta është e kthjellët si kristali. Nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme"

Kushtetuta është e kthjellët si kristali. Nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme, pa aprovimin e parlamentit. Nuk lejon!

Neni i kodit penal është në favor të kufizimit, por duhet të pasqyrohet në Kushtetutë. Po nuk u pasqyrua në Kushtetutë, merr fund hierarkia e ligjeve. Ai nen, hajde të votojmë që nesër ta fusim në Kushtetutë. Është pak a shumë amendamenti që kam çuar unë. Por gjykatësi, prokurori po të mos jetë zuzar siç janë, respekton Kushtetutën dhe i thotë Edi Ramës, unë këtë nuk e bëj dot se nuk më lejon Kushtetuta! Hajde ta sjell në parlament, hiqe dhe ma sill."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco