Ledina Mandia: Kushtetuta e ka të qartë, kërkohet autorizim nga Kuvendi për çfarëdolloj forme heqje lirie

Ledina Mandia: Kushtetuta e ka të qartë, kërkohet autorizim nga Kuvendi për çfarëdolloj forme heqje lirie

18:32, 24/10/2023
A+ Aa A-

Juristja dhe ish-avokatja e Shtetit, Ledina Mandia, duke folur nw ‘Task Force’ me Sonila Meccon nw SYRI TV, ka sqaruar faktin se, pse prokuroria duhej tw kwrkonte autorizim nga Kuvendi pwr tw vendosur masw sigurie ndaj kryetarit tw PD-sw, Sali Berisha.

Mandia u shpreh se, ka ndryshuar Kushtetuta dhe Kodi i Procedurws Penale, duke shtuar togfjalëshin ‘çfarëdolloj forme heqje lirie’, edhe mw herët Kuvendi duhej tw pyetej vetëm nw rast se deputeti duhej arrestuar, ose do ti jepej masa e sigurisw ‘arrest nw shtwpi’.

‘Gjithë juristët, të gjithë me radhë janë njohur tashmë me nenin 73 të kushtetutës, paragrafi 2, i saj. Ndoshta kanë gabuar sepse i janë referuar kushtetutës së vjetër, kur bëhet fjalë vetëm për rastet e arrestimit, ndërkohë që nuk kanë pasur parasysh edhe kufizimin e lirisë, apo heqjen e lirisë në të gjitha format e saj dhe interpretimin e këtij togfjalëshi.

Ndoshta ka një problem me atë që ka bërë SPAK, por Kushtetuta është e qartë këtu; për çdo lloj lirie. Nuk ka vend për interpretim sepse është zgjeruar. Në kushtetutën e mëparshme, pa u bërë ndryshimet në vitin 2012 dhe 2016, bëhej fjalë vetëm për rastet e arrestimeve. Më pas është shtuar edhe heqja e lirisë në çfarëdolloj forme. Interpretimi shkon deri tek detyrimi për paraqitje sepse bëhet fjalë për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe me të drejtë ushtrohet edhe pyetja, se nuk është marrë asnjëherë në pyetje, pavarësisht se është vënë nën hetim dhe tashmë i komunikohet detyrimi për tu paraqitur dhe i merret edhe pasaporta për ta kufizuar në lirinë e lëvizjes, qoftë në rajon apo në BE, dhe vende të tjera.

Në vitin 2014, 2017 janë ndryshime tek neni 288 të Kodit të Procedurës Penale, që shkojnë në sinkron dhe harmoni me kushtetutën, ku thuhet; Kur ndaj një deputeti caktohet masë ‘arrest në burg’, shtëpi, apo heqje e lirisë në çfarëdolloj forme të saj, pra është i njëjti togfjalësh i njëjti si në Kushtetutë, kontrolli personal apo i banesës, prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi.

Pra në çdo rast duhej marrë autorizim nga Kuvendi përsa i takon deputetit, Sali Berisha’, tha Ledina Mandia nw SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco