Padia ndaj gjyqtares Gjoka, shtyhet për nesër seanca ndaj kreut të PD, Sali Berisha

Padia ndaj gjyqtares Gjoka, shtyhet për nesër seanca ndaj kreut të PD, Sali Berisha

17:25, 24/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka vendosur që të shtyjë për nesër seancën për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, që ishte parashikuar për në orën 18:00 të ditës së sotme.

Shtyrja ka ardhur për shkak të kallëximit të depozituar nga kryedemokrati Sali Berisha, ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për vendimin antikushtetues të dhënë nga ajo për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘bllokim pasaporte’.

Sipas GJKKO, seanca është shtyre për nesër në orën 14:30 që avokatë të njihen me aktet.

‘Seanca gjyqësore shtyhet për t’u zhvilluar nesër, ditë e Mërkurë, ora 14:30, pasi mbrojtësit kërkuan kohë të njihen me aktet’, thuhet në një njoftim të Gjykatës së Posaçme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco