VIDEO/ Gent Strazimiri: Mos prisni gjë nga SPAK, vepron vetëm aty ku i thotë Edi Rama

17:13, 24/10/2023
A+ Aa A-

Për anëtarin e kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri nga SPAK nuk duhet të presësh asgjë sepse kontrollohet nga dora e Edi Ramës.

Gjatë një bisede në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, me moderatorin Edvin Parruca, në lidhje me masën e sigurisë ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Strazimiri u shpreh se kjo nuk është vetëm çështje e PD-së, por e gjithë shoqërisë.

‘SPAK është ngërthyer në këtë situatë, SPAK vepron aty ku i thotë qeveria me dorën e saj të zgjatur, ku i thotë Edi Rama me duart e tij të pista në korrupsion. Mos prishni gjë nga SPAK. Me këtë që ka ndodhur shtohet edhe më shumë nevoja që të rikonceptojmë edhe njëherë, të mendojmë, e duam me të vërtetë lirinë që kërkojmë apo jo.

Duam vërtetë të jetojmë në një sistem demokratike, ku pushtetet të jenë të ndara, ku kryeministri të ketë frikë nga drejtësia dhe jo ta drejtojë drejtësinë. Ku nuk duhet të kesh frikë të denoncosh korrupsionin qeveritar sepse nëse e denoncon lartësohesh në shoqëri, nuk të akuzojnë thjeshtë si i korruptuar thjeshtë për të të bërë pis. 

Këta janë çështje që nuk i takojnë vetëm PD, por i takojnë gjithë shoqërisë. Kur them shoqërisë, e kam kryesisht për atë pjesën cerebrale të shoqërisë, e cila e bën shoqërinë si një trup i vetëm të reagojë.

Unë personalisht, me shumë miq dhe kolegë të drejtuar nga Sali Berisha, nuk kemi ndërmend të lëvizim, do të qëndrojmë këtu dhe përballë deri në fund. Ata që kanë vendosur dhe do të qëndrojnë këtu me ne, prap janë mjaft. Të tjerë do të na bashkohen sepse është e pamundur që të gjithë të dorëzohen. E keqja nuk mund të mbretërojë pafundësisht’, u shpreh Gent Strazimiri në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco