‘Dosja ‘Partizani’, një puç kushtetues’/ Kalaja: Masa u dha pa lejen e Kuvendit

16:37, 24/10/2023
A+ Aa A-

Juristja Adriana Kalaja ka deklaruar se masat per dosjen ‘Partizani’ të SPAK ndaj kryetarit të Partise Demorkatike Sali Berisha eshte dhene ne shkejlje te kushtetutës.

E ftuar në Edicionin e Mesdites në Syri Tv, me moderatorin Arnold Karriqi, Kalaja u shpreh se nuk ndodhet asnjë provë për të ngritur dyshime ndaj Malltezit se janë konsumuar dy vepra penale.

Ajo thekson se e gjitha kjo është lojë e pushtetit për të tërhequr vëmendjen nga ajo çfarë po ndodh aktualisht me qeverinë në vendin tonë.

“Kam konkluduar që jemi përpara faktit ku prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kanë shpërdoruar rëndë detyrën, pra nuk janë ngritur në lartësinë e detyrës për të cilën janë emëruar dhe paguhen me taksat tona por kanë preferuar të zbatojnë urdhrat e ‘Maliqit’.

Fatkeqsisht, në këndvështrimin tim ky vendim është pasqyrim i saktë në çfarë niveli është sot drejtësia. Është një pasqyrim i saktë se reforma në drejtësi nuk ekziston dhe në sistem është ajo pjesë e prokrorëve dhe gjyqtarëve që marrin vendime me urdhër politik.

Në rastin konkret unë mendoj se janë shkelur rëndë parashikimet kushetuese dhe vetë rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë sepse personat në hetim nën hetim kanë marrë masa sigurimi personal, ndaj zotit Malltezi – arrest me burg. Në këndvështrimin tim është totalisht e gabuar sepse, së sa unë lexova të gjithë vendimin e gjykatës së Posaçme, nuk ka asnjë provë të vetme që të fajsojë ose të ngrejë dyshime të arsyeshme që nga ana e zotit Malltezi janë konsumuar dy vepra shumë të rënda për të cilat akuzohet dhe nga ana tjetër rasti më flagrant është me zotin Berisha  i cili gëzon imunitetin e deputetit  ndërkohë që publiku është dëshmitar se vetë zoti Berisha ka luftuar që në 2012-ën që të vërë një barazi midis parlamentarëve dhe njerëzve të zakonshëm duke e zhveshur imunitetin.

Në këtë këndvështrim unë mendoj se në nxitim e sipër, në panik e sipër për të mbyllur dosjen, për të tërhequr vëmendjen e publikut nga ajo çfarë po ndodh realisht në Shqipëri bëhet një gafë  shumë e madhe. Për mua është një puç kushtetues sepse nuk mund të merret një masë sigurimi peronal për një deputet pavarësisht i kujt krahu është përsa kohë që nuk e ka dhënë autorizimin Kuvendi i Shqipërisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco