‘Të keqen e ‘45’/ Topalli: Asnjë provë, akuza fallso e sulme brutale, arrestime, sekuestrime, në kohe rekord!

‘Të keqen e ‘45’/ Topalli: Asnjë provë, akuza fallso e sulme brutale, arrestime, sekuestrime, në kohe rekord!

15:28, 24/10/2023
A+ Aa A-

Nga Jozefina Topalli/

Pa asnjë provë as fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla;

në skadencë të afateve ligjore,

në shkelje të tmerrshme të Kushtetutës,

në përpjekje të minimit të demokracisë, përmes vjedhjes së emrit e vulës së Partisë, sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, zotit Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari.

Pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci, me uljet e ngritjet e saj, dëgjoj atë që është e paimagjinueshme: - sulmohet ish kryeministri, që ka mbi 10 vite që ka ik nga kjo detyrë, se ka zbatu programin e tij politik për të cilën është votuar.

Pas 3 dekadash, nga rënia e diktaturës, në një precedent të tmerrshëm, kërkohet kufizimi i lirive të kryetarit të opozitës pa asnjë provë si dhe pa kërkuar autorizimin e Kuvendit.

E thënë ndryshe:

- Duan të zevendesojnë Republikën Parlamentarë me Republikën e prokurorëve.

Tamam si në 1945!

Kjo nuk është çeshtje për Kryetarin Sali Berisha.

Askush nuk do pyes më, për liritë e të drejtat e qytetarëve.

Dhe të gjitha këto në emër të popullit e të drejtësisë.

Tamam si në ’45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco