Berisha: Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij. Në proces janë reformat epokale të PD-së

Berisha: Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij. Në proces janë reformat epokale të PD-së

13:49, 24/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat nga selia blu, u shpreh se në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, por janë reformat epokale që ka bërë PD-ja gjatë qeverisjes së saj.

‘Siç e dini, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona.

Procesi është procesi më politik i këtij shekulli.

Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht.

Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite.

Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco