Skandali/ Gjykata politike e Ramës merr vendim, Malltezi lihet në qeli

Skandali/ Gjykata politike e Ramës merr vendim, Malltezi lihet në qeli

20:04, 23/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata politike e Edi Ramës vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bekteshin.

Gjykata e Posaçme pranoi kështu vendimin skandaloz të SPAK, duke e lënë Malltezin në qeli.

Vendimi vjen edhe pse në dosjen për Malltezin, nuk ka asnjë provë dhe fakt për të provuar akuzat.

Ndërkohë, avokatët e zotit Malltezi thanë se nuk ka asnjë vepër penale.

Vetë Malltezi thotë se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe se këto janë akuza të montuara politike.

Edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi u la në fuqi masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit.

Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco