Trafikantët ndërkombëtar të drogës po përdoren nga mediat e Ramës si ‘dëshmitarë publikë’

Trafikantët ndërkombëtar të drogës po përdoren nga mediat e Ramës si ‘dëshmitarë publikë’

21:53, 22/10/2023
A+ Aa A-

Meditat e pushtetit të Edi Ramës po përpiqen me çdo mënyrë të mbulojnë me zhurmë dhe hetime publike shkeljen e Kushtetutës së vendit nga prokuroria politike për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. 

Në çdo studio televizive të pushtetit po dalin “dëshmitarë publikë” që mundohen t’i japin një dorë shërbëtorit të regjimit të Enver Hoxhës dhe së fundi Edi Ramës, Arben Kraja. 

Rasti më flagrant është përdorimi i ish-tradikantëve ndërkombëtar të drogës, njëri prej tyre, Paro Laçi. 

Laçi po shëtit studio më studio të pushtetit duke pretenduar se është kërcënuar nga Berisha para më shumë se 10 vitesh. 

Po kush është Paro Laçi dhe ku ka qenë ai para më shumë se 10 vitesh? 

Paro Laçi, personazh i njohur në botën e sportit dhe të biznesit është arrestuar nga policia shqiptare në dhjetor të vitit 2012 për llogari të drejtësisë italiane me akuzën për trafik ndërkombëtar droge. 

Mësohet se, Laçi, asokohe aksioner i klubit të futbollit Partizani është arrestuar pranë zonës së 21 Dhjetorit.

Paro Laçi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pasi akuzohej për trafik ndërkombëtar droge.

Por nuk është vetëm ky rasti i parë i arrestimit të “dëshmitarit publik” të mediave të Ramës dhe SPAK-ut të partisë, në mars të vitit 2011, Paro Laçi është arrestuar nga drejtësia shqiptare me akuzën e marrjes së ryshfetit.

Pas ardhjes së rilindjes në pushtet Paro Laçi duket se po i shlyen mëkatet duke u përdorur si “dëshmitar publik” në mediat e dirigjuara nga Endri Fuga dhe po shijon suksesin e reformës në drejtësi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco