Manjani: Dhëndri korrupton vjehrrin, e padëgjuar! Kush merr pronën, do quhet kulak dhe do hyjë në burg

19:48, 22/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferko, avokati Ylli Manjani ka hedhur dritë mbi procedurën ligjore të ndjekur nga SPAK në urdhrin e dhënë për ndalimin e Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi për çështjen e klubit partizani.

Manjani theksoi se akzuat e ngritura ndaj Malltezit dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha, për korrupsion nuk qëndrojnë pasi kjo është një gjë e padëgjuar më parë, pa marrë parasysh faktin se nuk është dhënë as një shifër e këtij korrupsioni edhe pse ka 3 vite që është në hetim.

Manjani: Dyshohet se Jamarbër Malltezi ka korruptuar vjerrin. Kisha dëgjuar çdo gjë që ndodh në familje, zënka në familje, dhunë në familje por korrupsion në familje nuk kam dëgjuar ndonjëherë.

E zëme se paska ndodhur korrupsioni, sa është vlera e korrupsionit dhe çfarë ligji shkeli Berisha që ndihmoi dhëndrin e tij. Dhe këto janë pyetje që nuk kanë nevojë për shumë hetime, dalin për 5 minuta dhe nuk kanë nevojë për 3 vjet hetime.

Jamarbër Malltezi me zotin Fatmir Bektashi i cili është pronar në këtë tokë gjithashtu por është edhe ndërtues, kanë lidhur një marrëdhënie biznesi njëri tjetrin, ku është vepra penale këtu, të bësh biznes në Shqipëri do të thotë që bëhet krim?

Po kriminalizohet biznesi dhe klima e biznesit në mënyrë të frikshme dhe eksponenciale.

Çfarë po u thotë qeveria shqiptarëve, që kush merr pronën e vet është kulak dhe do hyjë në burg, kush do të bëjë biznes është i korruptuar dhe do të hyjë në burg?

Ky është qëllimi i asaj të ashtuquajturës reformë? Çfarë emri ka një shtet i tillë?

Këto janë çështje që duhet të shqetësojnë më shumë opinionin publik më shumë se sa fati personal i Berishës, Malltezit dhe dikujt tjetër./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco