SYRI TV/ Urdhri politik i SPAK për liderin e PD - Reagojnë deputetët: Instalim diktature

14:41, 22/10/2023
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë kanë dënuar veprimet e paligjshme të SPAK, që i ndalon liderit të opozitës Sali Berisha të lëvizë jashtë Shqipërisë. Luçiano Boçi shprehet se SPAK u shfaq veshur me kostumin politik, njësoj si në vitet më të errëta të diktaturës. Ndërsa Flamur Noka shprehet se po tentohet të instalohet me dhunë diktatura, duke asgjesuar opozitën. Ish deputeti Gent Strazimiri shprehet se SPAK është vënë në shërbim të diktaturës së Edi Ramës, ndërsa ky i fundit do të shprehet se drejtësia duhet të flasë. Deputeti i PArisë së Lirisë Petrit Vasili e cilëson veprimin e SPAK si sulm ndaj rendit demokratik, ndërsa kreu i FRPD Besar Xhaferri e cilëson këtë si hakmarrje për zbërthimin që i bëri Jamarbër Malltezi aferës së inceneratorëve. Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cilëson sulmin e SPAK ndaj ish-kryeminstrit Berisha si minim të stabilitetit dhe demokracisë së vendit.

Syri tv

Luçiano Boçi

Struktura e posaçme antikorrupsion hodhi tej sot veladonin e drejtësisë duke veshur kostumin politik. Sot ai u përshfaq  në nënlëkurën e vet. Atë të prokurorisë speciale politike të viteve më të errëta të diktaturës. Me akuza të sajuara, me shkelje lirie e me shkelje ligjore, SPAK si vazhdim i PS, rrëzoi sot çdo iluzion drejtësie. Ky i sotmi ishte një akt “juridik” i vendosjes së diktaturës pas aktit politik të grabitjes së pushtetit nga Rama. Ndërsa propaganda frenetike që vazhdon ndjek linjën e manipulimit të opinionit. Projekti kriminalo-politik për të zhdukur opozitën është hartuar dhe po aplikohet nga Rama nën ethet e revanshit bllokist.Inferioriteti i tij sot ka marrë pamjen e agresivitetit të veshur me pushtet.

Fflamur Noka

Demokracia në rrezik. Neodiktatura, në pamundësi për të zhdukur opozitën me të gjitha format e përdorura deri tani, vendosi të hedhë hapat tipike të viteve 1945… ndaj liderit të saj. Po tentojnë të instalojnë me dhunë diktaturën dhe likujdojnë po me dhunë opozitën. Asgjë nuk na step. Përballja me regjimin është rruga e çdo njeriu të lirë që lirisë i thote liri, dhe demokracisë i thotë demokraci.

Gent Strazimiri

Çdo diktaturë serioze, që të jetë e denjë dhe e respektueshme si e tillë, ka gjithmonë edhe spiunët, përfituesit dhe shërbëtorët e saj. Ata i rekruton mes njerëzve të dështuar, pa karkater, me vese, me "cen", kundrejt shtrëngimit, kundrejt pagesës dhe përfitmit apo përmes të dyjave bashkë!. Si ti dallojmë? Duke nisur nga sot, do të thonë të gjithë njëzëri: "Lereni drejtësinë të flasë" ose "Kur flet drejtësia të gjithë duhet të heshtim". E kanë fjalën për këtë "drejtësinë" e këtyre.

Petrit Vasili

Drejtësia e re ka marrë fund. Veprimet ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Sali Berisha janë sulm i hapur ndaj rendit demokratik, Kushtetues dhe  Parlamentit të Shqipërisë. Pa u shprehur fare Parlamenti drejtësia politike dhe talebanizmi politik rilindas në panik marrin vendime të çmendura. Urdhëron Edi Rama dhe vepron SPAK. Ndaj firmave fap fap fap të Edi Ramës SPAK s'guxon të bëjë asgjë duke provuar kapjen e plotë politike të tij. Ky është sulm shumë i rëndë ndaj shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri me qellim që të fshihet korrupsioni dhe inkriminimi kriminal mafioz i Ramës dhe rilindjes.

Besart Xhaferri

Heshti për paratë e Ndranghtës në ndërtim, SPAK arrestoi Malltezin se ç'montoi aferën e inceneratorëve! Arrestimi i Jamarbër Malltezit, me urdhër të Arben Krajës ish-hetues i regjimit ka prapavijë politike. Ky arrestim vjen si një hakmarrje e regjimit kundër aksionit opozitar, teksa çështja e Kompleksit Partizani po përdoret si karrem për të goditur familjen Berisha dhe mbarë popullin opozitar. SPAK heshti para provave që faktonin se Ndrangheta pastronte para në ndërtim në Tiranë dhe fijet e kësaj organizate shkonin deri në zyrën e Veliajt dhe Ramës. SPAK hesht dhe për megaaferën McGoningal, ku është faktuar se Kryeministri Rama bleu me tendera zyrtarin e FBI. SPAK po hesht dhe pse Veliaj dje caktoi sekserët e rinj për Inceneratorin e Tiranës, por nuk hesht SPAK për Jamarbër Malltezin, zyrtarin që ka ç'montuar aferën e inceneratorëve. Drejtësia me regji do jetë fundit i këtij regjimi të kalbur.

Jozefina Topalli

Perdorimi i kercenimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit te levizjes ndaj kryetarit te opozites dhe familjes se tij eshte nje praktike ekstreme ,qe dhunon ne menyre ekstreme te drejtat e njeriut , minon demokracine dhe stabilitetin e nje shoqerie. Kjo praktike perdoret nga regjimet autoritare apo grupe ekstreme , qe kerkojne te shtypin opoziten politike te nje vendi. Ne shtetin e prokuroreve qesharak, ndodh qe te urdherojne ndalimin e levizjes se depueteti, pa lejen e parlamentit, ne shkelje shume te rende te Kushtetutes , si nje kapercim i pafalshem i shtetit te se drejtes dhe si fakt i qarte i zbatimit te urdherve politik. Perdorimi politik i drejtesise kundra opozites se nje vendi, e vecanerisht kundra kryetarit te opozites dhe familjareve te tij eshte  hapi me i rrezikshem per stabilitetin e vendit, por mund te kthehet dhe si hap vendimtar per te ndryshuar situaten nga nje shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar ne nje vend qe interesim publik e ka te shenjte. Regjimet mafioze duhen rrezuar bashke me drejtesine politke te tyre!

Tritan Shehu

Mos u shqetesoni, Berisha nuk “arratiset”! I terhiqet “pasaporta” diplomatike ish Presidentit, ish Kryeministrit, deputetit, Kryetarit te opozites. Tentohet te izolohet Kryetari i opozites, te goditet opozita vete. I hiqet e drejta e levizjes, e kontakteve politike keshtu atij. Pa asnje vendim te Parlamentit, sic e kerkon Kushtetuta. Per nje ceshtje absurde, ku sidoqofte ai nuk eshte as “aktor”. Tentative kjo per izolim te opozites ne terresi, goditje primitive ndaj saj. Ndodhira keto vetem me rregjimet diktatoriale ne vendet me te erreta te Botes. Ndalohet si kriminel “me arme ne dore” ne publik familjari i tij, per nje ceshtje te prones familjare. Te shume viteve me pare per te cilen mund te thirej, komunikuar akuza e ndjekur normalisht si ne cdo vend civil te globit. Nje shoë ky, qe te kujton rregjimin e kaluar kur njerrezit arrestoheshin ne keto menyra barbare per te terrorizuar popullin. Qe te ben te permendesh e te kuptosh se “historia” me e erret e ketij vendi mund te riperseritet per te gjithe, nqs njerezit mendojne “larg b… time”!

Edmond Spaho

Edi Rama dhe sistemi i korruptuar i drejtesise, ne nje akt te paprecedente, me motive te qarta politike akuzojne Kryetarin e Partise Demokratike zotin Sali Berisha dhe dhendrin e tij Jamarber Malltezi per pastrim te produkteve te jashteligjshme.  "Akuza" dhe shpifje te tilla pa paraqitur asnje fakt ka mbi dy vjet qe i behen zotit Berisha, me synimin per ti dhene fund demokracise ne vendin tone dhe instaluar si "opozite" kukullat e Edi Rames. Ne Shtator 2021, nen drejtimin e zotit Berisha filloi levizja e Rithemelimit, te ciles ju bashkengjitem dhe e mbeshtetem me te gjitha forcat. Pas ngjarjeve te fundit, te cilat perbejne nje sulm te paster dhe me synime politike, jemi me te vendosur se kurre per te qene ne krah te zotit Berisha, ne betejen e madhe per te rrezuar rregjimin e Edi Rames dhe rivendosur rendin demokratik. E verteta, drejtesia dhe demokracia do triumfojne.

Lefter Maliqi

Ky është fundi i demokracisë dhe instalimi i Diktaturës ose fundi i Diktaturës dhe rikthimi i Demokracisë. Reagimi duhet i menjëhershëm për fatet e pluralizmit politik. Stop diktaturës, stop kapjes së Drejtësisë dhe institucioneve, stop “SPAK” të Partisë, stop policisë politike, stop shpopullimit, krimit, korrupdionit dhe varferisë. Stop aktrimit, stop djallit që hiqet si ëngjëll. Rama duhet t’i ketë ditët e numëruara, pasi është Hajduti më i madh që ka pas historia dhe njeriu me i pabesë, që për pushtetin e tij vret jo vetm shokët bashkëpunëtorët, kundërshtarët por dhe babanë e tij.

Dorian Teliti

Sot, si një opozitar i vendosur, dua të shpreh zemërimin tim të thellë ndaj akuzave të padrejta dhe të pavërteta që janë inskenuar nga Kryeministri dhe sistemi gjyqësor kundër Liderit të Opozitës. Ky nuk është vetëm një sulm ndaj Liderit të Opozitës, por një sulm ndaj gjithë shqiptarëve, demokracisë dhe lirive të qytetarëve. Ne nuk mund të lejojmë që qeveria të ndjekë dhe të shkelë drejtësinë për interesa të ngushta politike personale, duke shkelur madje hapur Kushtetutën dhe statusin e deputetit. Le të bashkohemi për të denoncuar tentativën për rikthimin e diktaturës në vendin tonë. Në këtë kohë të vështira për demokracinë, ne duhet të tregohemi të bashkuar dhe të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi dhe demokraci dhe të kërkojmë llogari për manipulimet dhe akuzat e padrejta.

Klevis Balliu

Për opozitarët e vërtete ngjarja e djeshme nuk ben habi, pasi kemi deklaruar prej kohesh qe ne Shqiperi po rivendoset regjimi Hoxhist. Hetuesi dhe prokurori  i diktatures Arben Kraja dhe kandidati per deputet i Partise Komuniste ne vitin 1992 rikthehet si hero i drejtesise Hoxhiste qe shkermoqi presidenti Berisha. Ironia eshte  se Kraja nuk ben ndonjegje ndryshe nga cfare ka bere gjate diktatures. Edhe atehere si sot kerkonte te izolonte qytetaret duke i marre pashaporten, madje dhe i arrestonte.

Endrit Braimllari

Nëse do të kishim një drejtësi të pavarur sot duhet të ishte i arrestuar kryeministri  Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i keshillit të ministrave dhe pjesa më e madhe e kabinetit Rama. Përfshirja e tyre është e drejtpërdrejtë në aferën më të madhe korruptive në vend atë të inceneratorëve. Si ka mundësi që SPAK nuk vepron ndaj Edi Ramës i cili në cilësinë e kryeministrit të vendit ka shpërdoruar detyrën duke urdhëruar kalimin e paligjshme të vendimeve të keshillit të ministrave brenda një dite që i hapë rrugë aferës më të madhe korruptive në vend. Si ka mundësi që Kryetari i Bashkisë Tiranë i bën karshillëk drejtësisë në vend.

Indrit Hoxha

Edi Rama nuk ja fali kurre Abi Malltezi denoncimin i pari per ceshtjen e inceneratoreve 7 vite me perpara. Hakmarrja e paster politike e Edi Rames. Fatkeqesisht kemi patur iluzionin qe kemi qene ne nje sistem demokratik por jemi rikthyer serisht ne diktature, arrestimet politike jane kembane alarmi shume e forte per cdo qytetar shqiptar, koha per te permbysur kete rregjim me perballje. Cilido qe mendon qe ky rregjim ndryshohet me vote ka iluzion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco