Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Fatmir Mediu: Procesin e privatizimit e kishte nisur qeveria socialiste

Fatmir Mediu: Procesin e privatizimit e kishte nisur qeveria socialiste

11:36, 22/10/2023
A+ Aa A-

Në një kohë kur emri i tij del në dosjen e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, vjen një reagim nga ish-ministri Fatmir Mediu.

Ky i fundit në një sqarim për gazetaren Klodiana Lala, ai shpjegon edhe faktin se pse ka dërguar shkresën ministrit Genc Ruli, një muaj pas marrjes së detyrës më 2005. Ai sqaron se kishte dërguar një përgjigje.

“Unë si kam çuar letër Rulit, por përgjigje një shkresë të Anastas Angjelit ish-Ministër i Ekonomisë që së bashku me Blendi Klosin kërkonin privatizimin e Partizanit tek Majko rreth muajit korrik 2005. Angjeli u zëvendësua nga Ruli dhe unë zëvendësova Majkon”, sqaron Mediu.

Në dosje sqarohet se Ministria e Mbrojtjes i hapi rrugë heqjes së pronës nga lista e pronave të FA-ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco