SHBA - BE: Kosova e Serbia të ulin urgjent tensionet, të zbatojnë kushte marrëveshjen e normalizimit

SHBA - BE: Kosova e Serbia të ulin urgjent tensionet, të zbatojnë kushte marrëveshjen e normalizimit

07:42, 21/10/2023
A+ Aa A-

Uashington - Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë bërë thirrje të premten për zbatim të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut.

Ballkani Perëndimor e në veçanti procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ishin temë që është trajtuar në samitin BE-SHBA që u mbajt në Washington, njofton RTK.

Në deklaratën e përbashkët të lëshuar në fund të samitit pargrafi veçantë i kushtohet raporteve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne vërejmë nevojën që Kosova dhe Serbia të de-përshkallëzojnë urgjentisht tensionet dhe të zbatojnë me shpejtësi dhe pa kushte marrëveshjen në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre dhe kthimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e përbashkët pas takimit në mes të presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dhe liderëve të BE-së, presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropen, Charles Michel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco