Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Piranjat/ ‘Habemus Navis’, tymi i bardhë i anijeve gjenerator, skandali i kompanisë fantazmë

21:36, 20/10/2023
A+ Aa A-

Prej disa muajsh, emisioni ‘Piranjat’ është angazhuar të tregojë se si kontraktimi i dy anijeve gjeneratorë nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare jo vetëm u bë me një seri shkeljesh të  rregullave të prokurimit publik, duke u maskuar nën ‘një tender emergjent’, por kompania kryesore që do të marrë këto para, nuk është ajo amerikane e listuar në bursë Excelerate Energy, por një firmë offshore- ku pronarët nuk njihen.

KESH ka marrë me qira për 45 milion dollarë për dy vjet, dy asete termike, dhe gjithashtu ka marre përsipër të paguajë 23 milion dollarë për operimin e tyre. Ketu është një tjeter problem, anijet u morën që të ndihmonin sigurimin e energjisë gjatë krizës, por edhe sot që çmimet e energjisë në bursa janë normalizuar, dy anijet gjenerator nuk punojnë dhe për më tepër, askush nuk e di një datë se kur do të vihen në punë.

Por sipas informacioneve që ‘Piranjat’ disponojnë, dy anijet do të ndizen sa për të nxjerrë tym dhe për të furnizuar mediat me lëndë të parë, por ky tym i bardhë nuk do të jetë një Habemus Navi, por thjeshtë një mënyrë për të tërhequr paratë e qerasë, ende të bllokuara.

Dhe ne për të parë nga afër se çfarë është duke ndodhur dhe çfarë presin kompanitë offshore bashkë me KESH-in për t’i vënë në punë, shkuam në zonën e Triportit në Vlorë, aty ku prej më shumë se 1 viti qëndrojnë anijet Tigri 1 dhe Tigri 3.

Sapo afrohesh aty pranë, të jepet idea se ndodhesh në një kantier ku vetëm punohet, që merret me riparimin e anijeve dhe jo pranë dy gjeneratorëve të lëvizshëm që do na sillnin energjinë. Në bord dhe përreth dy anijeve, nuk ka asnjë punonjës që supozohet të angazhohen me prodhimin e energjisë, por ka një skuadër saldatorësh.

Një punonjës pranë kantierit thotë se aty ndodhen gjithsej 10 saldatorë dhe vijnë në punë nga e hëna në të shtunë ndërsa të dielën me raste.

 Nuk mund të dihet se çfarë mund të bëjë një skuadër saldatorësh prej 10 personash, por nëse thuhet që anijet erdhën për të ndihmuar në mes të krizës energjetike, atëherë supozohet se ato kanë qenë në gjendje optimale pune. Këtë mund ta supozojmë edhe referuar çmimit të kripur me të cilin janë marrë me qera. Në pamje të parë nga jashtë, në të dy mjetet lundruese shihen qartë shenjat e ndryshkut dhe konsumimit nga koha. Por drejtuesi i KESH Ergys Verdho deklaroi të kundërtën.

Ndërkohë, një punonjës i huaj me uniformën e Renco-s, me të cilin mundohemi të flasim, tregohet tepër diskret në përgjigjet që jep.

 Ai thotë se në anije ka disa saldatorë që punojnë. Shkrijnë dhe ngjisin metal, por kur e pyesim përse anijet nuk janë vënë ende në punë ai shmanget menjëherë duke thënë se ky informacion është shumë konfidencial.

Shihet qartë se të gjithë ne jemi përpara një sekreti të cilin stafi i anijeve e mban me shumë rreptësi. Madje në një moment, disa prej tyre, kërkojnë të dokumentojmë praninë e ‘Piranjave’ atje.

Pas disa ecejakesh nga kantieri i anijeve te zyrat që ka kompania pranë Tecit të Vlorës, një punonjës shpjegon se çfarë po ndodh.

 Ai thotë se është përgjegjës logjistik por si të gjithë ne, dhe drejtorët e Renco-s nuk e dinë se kur do të vihen në punë anijet.

Gjithashtu ai thotë se edhe po te qëndrohet gjatë gjithë ditës nga zyrat e TEC-it dhe deri pranë portit ku janë të vendosura anijet, nuk do të merret asnjëherë një përgjigje në lidhje me këtë situtë.

Kur anijet mbërritën fillimisht në shtator të vitit të shkuar, afati që u la për nisjen e punës ishte data 1 janar 2023.

 Por dhe pse kanë kaluar 7 muaj nga ky afat, anijet nuk janë ende në gjendje pune. Në përgjigje te një shkrese, KESH pranon që anijet nuk punojnë, ndërsa pyetjes nëse Tec-et lundruese janë certifikuar dhe a kanë kaluar testimin teknik kthen përgjigje duke thënë se asetet nuk janë kolauduar sepse nuk është gjetur një palë e tretë. Pra, KESH nuk ka përzgjedhur akoma operatorin që do të bëjë certifikimin dhe kolaudimin. Po përse është i rëndësishëm kolaudimi?

Eksperti energjetik Azmer Duleviç thotë se kolaudimi eshte i nevojsh sepse në termocentral do të jenë 19 gjenerator. Dhe nëse një defekt ndodh

A kanë ndonjë vlerë sot këto dy Tece që nuk janë në gjendje pune ? Edhe për këtë eksperti tregon se duke menduar shpenzimet ekonomike janë shpenzuar shumë.

Pra, se kur anijet do të punojnë nuk e di askush, as kompania që i ka sjellë, as ajo që do të bëjnë operimin dhe as KESH që do të japë miliona euro për këto asete!

 Këto janë vetëm maja e ajsbergut në shkeljet që Korporata po bën në dëm të parave publike me anijet gjenerator. Edhe pse ende nuk i ka marrë në dorëzim asetet, pasi ato duhet që më parë të kenë certifikatën që janë në gjendje pune, KESH-i i paguan 462 milion lekë të vjetra shoqërisë Excelerate-Renco FPB për zhdoganimin dhe 1.71 milion Euro për Renco spark për furnizimin fillestar me vaj lubrifikues që do të përdoret kur të vendosen në punë.

Por në shpjegimin popullor thuhet, ‘Peshku në det, tigani në zjarr’, por nëse këto procedura do të auditoheshin ose hetoheshin nga institucione si KLSH dhe SPAK, veprimet e KESH-it do të quheshin dëm ekonomik!

 KESH ka paguar për të zhdoganuar asete që nuk janë të vetat, por që i ka kontraktuar me qira dhe që ende nuk i ka marrë në dorëzim sepse nuk janë në gjendje pune.

Dëmi ekonomik që mund të rrjedhë nga kjo kontratë nuk janë vetëm shumat që shpjeguam më parë. Pa e ditur ende nëse anijet do të jenë ose jo në gjendje pune, KESH ka firmosur kontratën me kompaninë La Petrolifera Italo Albanese për depozitimin e lëndës djegëse që do të djegin Tec-et lundruese. Për këtë kontratë angazhohet të paguajë 7.2 milion euro për dy vjet deri në nëntor të vitit 2025.

Pra nuk e dimë nëse anijet janë në punë por blejmë vajin, marrim me qira depozita për lëndën djegëse. Me këto shifra, duhet të lutemi që anijet më mirë të mos nisin asnjëherë punën. Por siç e pamë edhe gjatë vizitës në Triport, afati me shumë gjasa do të vazhdojë të shtyhet. Për më tepër që deri në ketë moment qe flasim, nuk është kryer ende procesi i kolaudimit te dy anijeve. Këtë e konfirmojnë si Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, me ane te një përgjigjeje me shkrim, ashtu edhe KESH, qe ne shkresën e saj, shprehet se ende nuk është caktuar një pale e trete e cila do te kryeje kolaudimin. A ka një arsye pse nuk kolaudohen edhe pse ka kaluar me shume se një vit e gjysme? Për ketë do të na duhet te presim një tjetër përgjigje, këtë radhe nga zoti Ergys Verdho.

Nga ana tjetër dhe pse në krizë e të zhytura në borxhe, kompanitë shtetërore të energjisë po tregohen bujare në shpërdorimin e fondeve të buxhetit pa sjellë asnjë përfitim për qytetarët!

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco