Berisha: Lulzim Basha i kishte vënë gjobë atij të kullave, ndaj e sulmonte. Edhe Papulin e sulmoi qëllimisht

Berisha: Lulzim Basha i kishte vënë gjobë atij të kullave, ndaj e sulmonte. Edhe Papulin e sulmoi qëllimisht

13:10, 20/10/2023
A+ Aa A-

Lideri histori i PD, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë gazetarëve sot se cili është ndryshimi me opozitën që bënte Lulzim Basha, ish-kryetari i PD-së për disa vjet.

"Ndryshimi është si nata me ditën. I madh shumë", nënvizoi Berisha gjatë konferencës për shtyp. - I pari: ai tradhtoi aksionet e demokratëve, kurse unë u dal zot atyre gjer në ditën e fundit të jetës sime.

I kam dalë zot atij aksioni edhe kur nuk kisha asnjë funksion drejtues. Ndryshimi është shumë i madh.

Këto që them janë të vërteta. Koha provoi se ai ishte një fatkeqësi, nuk po e lëshoj gojën më shumë. Ai përdori qenien në krye të PD, lëvizjen, forcën politike për qëllime tërësisht personale.

Këto janë të faktuara dhe do faktohen gjëra të tjera. E dëgjuat historinë e kullave? Ky i kishte vënë gjobë atij, prandaj e sulmonte. Apo, e theksova edhe mbrëmë, Papulin? Papulin e paska sulmuar nja dy-tre herë në parlament Paplulin se po ndërtonte ai kulla. Kur del, shkon dhe merr dy-tre vila te Papuli!

Ndryshimi është si nata me ditën. Ai është një fatkeqësi për opozitën. Nga ta dinin demokratët se ka një njeri të tillë?! Nga ta dija unë se ai ishte i tillë?! Tani dalin gjërat", vërejti kryedemokrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco