Berisha: Ne në zgjedhje do futemi pa diskutim me koalicion, por PD do të ketë logon që i takon asaj

Berisha: Ne në zgjedhje do futemi pa diskutim me koalicion, por PD do të ketë logon që i takon asaj

13:05, 20/10/2023
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e kryetarit të PD, Sali Berisha, dhënë sot në selinë e PD.

Berisha: Ne jemi në betejë dhe ne do të bëjmë gjithçka, qëllimi i kësaj beteje është që shqiptarët të votojnë të lirë. Kur them që shqiptarët të votojnë të lirë, të respektohen ligjet që u shkelën një për një.

Ju thoni se fitoi, unë them se i vodhi. T’i thuash atij që vjedh, fitove, në rastin e zgjedhjeve, është si t’i thuash atij që vjedh në një shtëpi, që nuk është plaçkë e vjedhur, por është e jotja. Nuk mund të shkohet më me një logjikë.

Kur ai vjedh, nuk jam në gjendje të them sa fituam, por jam në gjendje të them këtë, se duke mos pasur në gjysmën e komisioneve, komisionerë dhe numërues, duke mos pasur emrin e kryetarit të koalicionit në fletën e votimit, duke pasur zero financime për 61 kandidatë, krahasuar me 1.2 milionë që mori Lul Brava, duke shpërndarë zarfin te 683 mijë pensionistë, me 50 mijë lekë, po them këto publiket, ai zgjedhjet me diferencë 100 mijë vota nuk i ka fituar kurrë. Se këto së bashku janë të paktën 200 mijë vota.

Kjo është e vërteta...

Ndaj ne në zgjedhje do futemi pa diskutim me koalicion, por PD do ketë logon që i takon asaj.

Ne po ecim, do e mbajë Gjykata e Lartë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, pastaj ne do shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim te drejtësia evropiane dhe do fitojmë kauzën tonë të drejtë."

Berisha mbi ndryshimet kushtetuese të vitit 2008: Kishin vetëm një qëllim, përfaqësimin e krahinave të ndryshme të vendit

Berisha iu përgjigj gazetarëve lidhur edhe me ndryshimet kushtetuese që u bënë për përfaqësimin në Kuvend në vitin 2008.

"Në mënyrë absolute, ato ndryshime kishin vetëm një qëllim, përfaqësimin e krahinave të ndryshme të vendit, nga përfaqësues të tyre, - tha Berisha. - Çfarë ndodhte para atyre ndryshimeve?

Nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Tropojë, socialistët mund të kishin 150 mijë apo 200 mijë vota. Nuk kishin asnjë deputet në parlament. Pra, ishin të gjithë deputetë të PD. Elektorati socialist i gjysmës së Shqipërisë, mbetej pa përfaqësues në parlament.

E njëjta gjë ndodhte edhe me PD-në në zonat në jug të vendit. Kjo nuk më pëlqente mua, edhe në aparencë e paraqiste si të ndarë shoqërinë tonë. Dhe aty në atë ligj, kishte një gjë, çdo parti merrte votat e veta, nuk ia mohuam ne me koalicion. Shkoni dhe merrni rezultatin.

Çfarë bëri Edi Rarma? Me ndryshimet që bëri më vonë, përjashtoi koalicionin e vërtetë. Sot, në një koalicion, të gjitha votat janë të detyruara të hidhen për partinë kryesore, këto të tjerat mbeten pa identitet. Dhe kjo është krejtësisht e papranueshme. Ndaj dhe unë, edhe sikur të mos ishte kjo, në qoftë se një ndryshim kushtetues pas shumë vitesh, debatohet dhe bëhet objekt kundërshtirash nuk ke pse insiston për të penguar ndryshimin e tij.

Aq më tepër, kur unë udhëhiqem nga një besim se sistemi që vuri Edi Rama, ka qenë antidemokratik. Të gjitha sistemet kanë qenë demokratike."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco