Koka: Këtu Komisonet Hetimore ngrihen vetëm nëse i kërkon Ambasada Amerikane

18:45, 19/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, teksa hodhi poshtë deklaratën e deputetit të PS Erion Braçe, teksa u shpreh se në Shqipëri Komisonet Hetimore ngrihen vetëm nëse i kërkon Ambasada Amerikane, siç ndodhi me inceneratorët.

Koka renditi gjithashtu dy shqetësimet kryesore me të cilat qeveria ka frikë të përballet.

Ka një të pavërtetë të madhe në ato që thotë zoti Braçe dhe ajo qëndron tek fakti ose tek pretendimi i zotit Braçe që sipas tij, për aq kohë sa çështjet që opozita kërkon për të ngritur në kuadrin e Komisionit Hetimor,  janë nën hetim nga SPAK atëherë ato nuk kanë pse hetohen nga Kuvendi.

Por e vërteta është se edhe inceneratorët ishin në hetim nga SPAK në momentin kur Komisioni Hetimor u ngrit. 

Vetëm se ka një problem shumë të madh që duhet parë dhe në planin afatgjatë.

Që këtu Komisonet Hetimore ngrihen vetëm nëse i kërkon Ambasada Amerikane. Siç ndodhi me inceneratorët. Pra në momentin që këtu nuk ke një presion nga një ambasadë e huaj, mazhoranca nuk pranon t’i ngrejë komisionet dhe kjo është një dramë e madhe.

Kjo është një gjë me të cilën nuk mund të pajtohen, nuk mund të pajtohet opozita.

Dhe sigurisht që kjo kërkon rezistencë dhe është rezistenca që po shohim. Po për gjithë  ata që po shohin thonë, pse po proteston opozita?

E para,  opozita po proteston sepse ajo po asgjësohet në insitucion pasi është asgjësuar në shumë drejtime dhe pasi është kapur një pjesë e saj .

E para duke mos e lejuar të emërojë dhe njohë kryetarin e grupit që ajo ka zgjedhur dhe shumica e deputetëve ka pranuar që është e tillë.

Dy shqetësimet kryesore me të cilat qeveria ka frikë të përballet janë komisioni i TIMS, i cili është problem kryesor me të cilin mazhoranca ngurron të përballet, ky është halli i  parë, që nuk e lejon ngritjen e Komisonit Hetimor duke thënë që nuk ka çështje.

Dhe halli i dytë ka të bëjë me çështjen e Komisonit të Reformës Zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco