Gjokutaj: Opozita duhet të qëndrojë, Rama është krye i pandehuri në këtë vend

18:24, 19/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të komentuar zhvillimet e fundit në parlament dhe lëvizjet e opozitës ishte avokati dhe analisti, Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se nëse opozita qëndron fort dhe nuk tërhiqet në këtë moment ajo do të ketë shancin ideal për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

"Ajo që ka ndryshuar sot është opozita, ky është një lajm i mirë. Rama ka një matematik që i ka ecur deri tani por radikalizmi i opozitës solli fikjen e dritave në parlament dhe përjashtimin e deputeteve.  Seanca tjetër është shtyrë në 30 tetor dhe kjo tregon që ata e ndjejnë frikën dhe masat ndaj deputetëve nuk ka ndonjë vlerë pasi ata nuk do të mungojnë në asnjë seancë.

Proporcioni i sulmit që Rama i bën institucionet kërkon një sulm të njëjtë me një mosbindje civile dhe pas takimeve të fundit me liderët evropian opozita i duket si mizë tani. Ajo që mbetet është që Rama nuk e do opozitën në parlament. Duke parë që ka një opozitë reale ai po fillon të bëjë veprime që i ngjajnë një fëmije të prapë.

Ai është krye i pandehuri i Shqipërisë sot, nuk pranon interperlancë as komisione hetimore dhe nis kjo opozitë do të çedojë në këtë situatë të vështirë Rama nuk rrëzohet më dhe nuk mbahet më."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco