Murati: Radikalizimi i situatës në parlament nga opozita, i ka dhënë një mesazh qytetarëve

18:19, 19/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, komentoi zhvillimet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë dhe radikalizmin e opozitës.

Murati theksoi se radikalizmi i situatës në parlament i ka dhënë një mesazh qytetarëve që nuk do të vazhdojë më si më parë dhe opozita nuk do ti nënshtrohet kësaj tendence që ka mazhoranca për ta asgjësuar atë në parlament.

Murati: Është një test për këtë opozitë të re për këtë aleancë brenda aleancës brenda një partie që është Berisha-Bardhi dhe ngelet për të parë se sa do të arrijë që të ngacmoi nervin qytetar dhe nervin e reagimit të tërësi.

Unë besoj se beteja kryesore e opozitës është jashtë sallës së parlamentit për ti folur mendjeve dhe zemrave të popullit opozitar për ti zgjuar dhe për ti përkthyer në mbështetje elektorale.

Unë besoj se Berisha dhe gjithë të tjerët janë të ndërgjegjshëm që me atë që ndodhi sot nuk pritet që të marrë pushtetin PD me një bllokim të parlamentit.

Nga ana tjetër radikalizmi i situatës në parlament i ka dhënë një mesazh qytetarëve që nuk do të vazhdojë më si më parë dhe opozita nuk do ti nënshtrohet kësaj tendence që ka mazhoranca për ta asgjësuar atë në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco