'Qeveria po minon demokracinë', Abilekaj: Ky është fillimi i rezistencës për opozitën

16:59, 19/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj e ka cilësuar përjashtimin nga Kuvendi të 26 deputetëve të Partisë Demokratike nga mazhoranca si një fillim rezistence për opozitën.

I ftuar në edicionin  pasdites në Syri TV, Abilekaj është shprehur se Rama është kthyer në një armik të demokracisë dhe qeveria po vazhdon të  mohojë të drejtat e opozitës.

“Ky është fillimi i rezistëncës. Flasim për një karton që nderron kartonat edhe në errësirë, nuk e kanë problem. Ata mund të votonin çfarë të donin, edhe në errësirë, edhe me vendet e zëna të ministrave nuk e kanë problem . Ata janë një grup kompakt që votojnë pa asnjë lloj kriteri personal dhe mendimi personal. Kjo nuk e ndalon dot që ata kanë ndërmend të bëjnë dhe mospasja e një debati parlamentar  u intereson më shumë se çdokujt mazhorancës . Mund të sjellë një rezistencë të vërtetë  ndaj një qeverie e cila po minon demokracinë. Po mohon vazhdimisht të drejtat e opozitës. Rama përdore ‘non-gratën’ për të mohuar të drejtat e opozitës, në fakt ai nuk e përdor më tani dhe tregon se nuke ka hallin e ‘nongratës’ sepse tani që në krye të këtij grupi është Gaz Bardhi dhe nuk ka asnjë lidhje me Berishën.

Ne kemi të bëjmë me një armik të demokracisë i cili gjen justifikime nga më të ndryshmet . I vetmi justifikim që ka tani është që fik dritat e kuvendit dhe që ikën fare, nuk shkon në parlament.  Vijnë  e mbështesin liderat perëndimorë, ai do bëjë akoma më keq siç bëri sot që nuk jep asnjë shpjegim, siç bëri akoma më keq në seancëne  para një jave ku prishi rendin e ditës brenda seancës dhe seancën për rezolutën e Kosovës e shënoi një seancë antiopozitare, përçarëse, seanca e parë që ishte e unifikuar klasa politike shqiptare, u prish nga vetë mazhoranca . Ajo që vjen më pas është një sakrificë e atyre që duan ta drejtojnë këtë lëvizje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco