KLSH: Në 8 muaj, 19.5 miliardë lekë humbje dhe abuzime nga institucionet e shtetit

KLSH: Në 8 muaj, 19.5 miliardë lekë humbje dhe abuzime nga institucionet e shtetit

15:26, 18/10/2023
A+ Aa A-

19.5 miliardë lekëve, ose rreth 180 milionë eurojanë dëmet e shkaktuara nga institucionet e shtetit në vetëm 8 muajt e parë të vitit 2023.

Në analizën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për harkun e muajve janar-gusht rezulton se gati 4.8 miliardë lekë janë dëm ekonomik, ndërsa 14.7 miliardë menaxhim jo i duhur i fondeve publike.

‘Fakti që procedurat e prokurimit vijojnë të shfaqin ende probleme, por edhe punësimet nepotike dhe klienteliste vijojnë. Patjetër që do të kemi dëm ekonomik i cili mund të jetë edhe më i lartë se kaq’, tha eksperti  Zef Preçi.

Sipas KLSH, pjesa më e madhe e dëmit ekonomik të gjetur deri në gusht ka ndodhur te shpenzimet, para te pagesat e institucioneve për punët e kryera nga kompanitë. Pjesa tjetër, 3.7 miliardë lekë janë si mos-administrim i duhur i të ardhurave.

‘Këto veprime dhe mosveprime kanë dy të këqija. Sjellin korrupsion dhe deformim të zgjedhjeve të lira e të ndershme’, deklaroi Preçi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar vendosjen e 542 masave disiplinore dhe 41 të tjerave administrative ndaj nëpunësve të institucioneve ku është gjetur dëm ekonomik. /A2CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco